Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në SHBA.
Mediat njoftuan se janë gjetur të vdekur një çift bashkëshortësh me origjinë shqiptare.
Sabrina Krasniqi dyshohet se ka vrarë bashkëshortin e saj Pajtim Krasniqin me 6 plumba dhe më pas ka qëlluar dhe veten e saj.
Sipas raportimeve të policisë në SHBA, vrasja ka ndodhur si motiv i tradhtisë, pasi në vendngjarje u gjetën trëndafila dhe arusha.
Motra e Pajtim Krasniqit, Albana, ka shpërndarë një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku shpreh dhimbjen për humbjen e vëllait dhe akuzon bashkëshorten e tij për krimin, duke thënë: “Ajo i mori jetën njeriut që i kishte besuar më shumë. Një tradhti që shkatërroi familjen tonë.”
(foto e çiftit)