I ashtuquajtur i “vogël”, Marco Rubio raportohet se është një nga kandidatët për postin e sekretarit amerikan të shtetit.
Sipas CBS, Marco Rubios mund të jetë në pozicionin më të lartë diplomatik në administratën e dytë të Presidentit Donald Trump.
Gjithësesi, vendimi nuk është zyrtarizuar, pasi Presidenti Trump mund të vendos për tjetër emër.
Marko Rubio shërben si nënkryetar i Komisionit të Senatit për Inteligjencën dhe është pjesë e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë.
Kujtojmë që Trump i vendosi nofkën “Marco i vogël” kur ishin rivalë për nominimin republikan në 2016.
Në vitin 2016, Rubio ishte në mesin e të 40-ave, ai kishte mbajtur një vend në Senat që nga viti 2010 dhe, si fëmijë i emigrant kuban i klasës punëtore, kishte një histori që e dallonte atë nga rivalët.
Ai u cilësua si kandidati kryesor kur njoftoi se do të kërkonte nominimin e 2016, por ambiciet e tij politike u përmbysën nga shfaqja e Trump.
Rubio u bë një nga kritikët më të vendosur të Trump gjatë zgjedhjeve presidenciale republikane të vitit 2016, me rivalitetin e tyre që shpesh zbriste në thirrje personale: Trump e quajti publikisht Rubion “Marko i vogël”, ndërsa Rubio bëri komente të mprehta për “duart e vogla” të Trump.
Megjithatë, me Partinë Republikane të vendosur në kontrollin e Trump që kur fitoi ato paraprake, Rubio ka kaluar nga kritikues në kampion. Ata u pajtuan publikisht menjëherë pasi Trump mori detyrën dhe dyshja ndanë skenën gjatë fushatës.
Tani Rubio, 53 vjeç, mund të jetë në rrugën e duhur për t’u bërë sekretar i shtetit i Trump, një nga postet më të larta në qeverinë amerikane.