Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën do të jetë ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Një detyrë e re për Topallin, pasi në zgjedhjet bashkiake të vitit 2023, ku grupi i Sali Berishës ende nuk e kishte marrë vulën e partisë, ajo ishte drejtuese politike e PD-së për Qarkun e Lezhës.
Ndërkohë, në dokumentin e mëposhtëm të firmosur nga lideri demokrat Sali Berisha, deputeti Tomor Alizoti është caktuar drejtues politik për Qarkun e Elbasanit.
Alizoti zëvendëson në Qarkun e Elbasanit, Ervin Salianjin, i cili më 26 shtator u dënua me 1 vit burgim nga Gjykata e Apelit.
Gjithashtu Berisha ka caktuar drejtues politik edhe Fisnik Qosen, i cili do të mbulojë zonat e Bashkisë së Kavajës dhe Rrogozhinës.
Aktualisht Fisnik Qose mban dhe postin e kryebashkiakut të Kavajës, i zgjedhjur në zgjedhjet e Prillit të vitit 2023.
Më herët ishte caktuar vetëm Belind Këlliçi si drejtues politik për Qarkun e Tiranës, por siç duket, duke qenë se është qarku me popullsinë më të madhe në vend, është vendosur që ta ndajë me Fisnik Qosen.


