Sqarim!
Unë Osman Stafa (jo spiker) por gazetar, prej vitesh jam duke investiguar mungesën e medikamenteve kimio në Onko-Pediatri dhe Onkologji. Nuk e di nëse Bledi Mane gënjen qëllimisht apo pa dashje. Nuk e di nëse e kanë informuar drejt apo po e përdorin shtrembër.
Por unë do e ndihmoj Bledi Manen, se nëse është gënjyer, t’a informoj siç duhet. Nëse pastaj ka qëllime të tjera, pushka top, dhe atyre që përdorin Bledin, se unë “Onkologjikut” do t’i shkoj deri në fund.
Unë kam nisur të shkruaj, jo pas hetimeve të Prokuorisë, por shumë më herët. Investigimi im i parë flet për mungesat e medikamenteve për fëmijët e sëmurë me tumore.
linku https://ina.media/2022/04/04/4064/
Për këtë investigim jam vlerësuar edhe nga Bashkimi Europian, me vendin e dytë, në çmimet e ndara në 2023.
Këtu është edhe përballja publike me ish-Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu.
Kam çuar investigimin tim, së bashku me prova të tjera në Prokurorinë e Tiranës. Nuk e nisën hetimin edhe pse provat i kishin. E apelova. Gjykata e Shkallës së Parë la në fuqi vendimin e Prokurorisë. Edhe Gjykata e Apelit nuk nisi hetimet, por la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë. Po pres zbardhjen e vendimit, për të çuar në Gjykatën e Lartë çështjen. Pra Bledi Mane, i paskam çuar prokuorisë prova e fakte për mungesat e ilaçeve kimio.
Më pas denoncimet e mia publike kanë vazhduar edhe më tej. Ja rasti i një 6 vjeçari i cili kishte mbetur pa mjekim. Ja rasti, https://www.facebook.com/share/v/ECZ44STcdVF6ryAT/?mibextid=oFDknk
Për Onkologjikun.
Onkologjiku ka qenë sfida ime. Nuk hyje dot në atë spital pasi çdo gjë ishte e bllokuar. Dhe kjo përpara se të hetonte prokuroria. Edhe pse e dija çfarë ndodhte aty. Por unë sot jam brenda atij spitali, duke siguruar dita ditës prova dhe fakte të cilat do t’i depozitoj në SPAK.
Ja dhe shkrimi investigativ për Onkologjikun:
“Po më vrasin”: Pacientët me kancer vuajnë nga mungesa kronike e barnave në QSUNT
Bledi Mane, komunikimet që unë po publikoj, do të dërgohen në SPAK. Pra, si do çoj unë një dosje në SPAK, kur prokuroria e paska?
Ato komunikime nuk i ke në asnjë dosje. Janë ekskluzive. Do t’a bëj publik momentin e dërgimit të tyre në SPAK, shumë shpejt.
Kontributin tim në këtë çështje, le ta vendosin qytetarët. Nuk e vendos Bledi Mane. Une po i bëj ato video, sepse mbi 90% e mediave nuk flasin për mungesën e medikamenteve kimio. Dhe do të vazhdoj t’i publikoj, si e vetmja dritare e imja për transparencë.
A e di ti Mane, se aktualisht që ti më sulmon mua të sëmurët me kancer mushkërie janë pa kurim? Mungon “erlotinib”. A e di ti që kanë 9 muaj të sëmurët me kancer të tiroides, që janë pa jodin radioaktiv?
A e di ti që në Onkologjik, mungesat në këto 5 vitet e fundit kanë qënë të frikshme?
A e di ti që mjekët kanë ulur dozat për shkak të mungesës së medikamenteve?
A e di ti që në fund të muajit të sëmurëve me kancer nuk u bëhën analizat se mbaron fondi?
Kaq për Bledi Manen. Në fakt ky reagim nuk është për të, por është si anti-helm i helmit që hedh ai në publik, jo për interes publik patjeter. Për të gjithë të tjerët. Unë kësaj beteje do t’i shkoj deri në fund, pavarësisht presioneve nga ata që kanë “keqinformuar” Bledin.