KRIMET E PARTISË SË PUNËS TË SHQIPËRISË (PK-PPSH-PS)
1953
Mehmet Shehu: ‟…Të kihet parasysh se janë 9.000 të përjashtuar nga partia, 10.000 e ca njerëz pa triska fronti, mbi 4.000 kulakë, mbi 20.000 të dënuar dhe mbi 10.000 të prekur d.m.th. një e njëzeta e popullsisë është e predispozuar të vejë tek armiku. …
Duhet të bëhet një luftë e rreptë për t´i fituar njerëzit, në radhë të pare ish komunistët …
Mirë është që sekretariati ta shohë edhe punën e kulakëve dhe triskave të frontit. Këtë çështje duhet ta shohim se është e rëndë që në një fshat të kesh 16 kulakë. Nuk është e besueshme që në majë të malit në katundin Çatistër të ketë 4 kulakë. Në Gjirokastër ka 1400 veta pa triskë fronti, kjo është një masë e madhe. Një situatë e tillë përsa i përket luftës së klasës në këtë mënyrë duhet të shihet dhe të studjohet mirë”.
…………………
Reꬵerenca; AQSH., fondi 14/APOU, viti 1953, dosja 41, f. 38. Mbledhja e Byrosë Politike të KQPPSH. 30.11.1953.