Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula iu është bashkuar mbledhjeve të Grupit Parlamentar të PD-së
Sula mungonte prej rreth 3 muajsh në mbledhjet e grupit parlamentar të PD-së, por sot ka marrë pjesë në mbledhjen parlamentar të mbajtur një ditë para seancës parlamentare.
Siç shihet edhe në foton e ballinës, Sula është ulur në karrige deputetit Saimir Korreshi në mbledhjen e zhvilluar në selinë blu.
Sula pati një distancim nga PD, pasi duket se nuk ishte dakord me mënyrën se si po bëhej opozitë, teksa ndryshe nga deputetët e tjerë, ai ka qenë një nga zërat më të fortë për të kërkuar lista të hapura.