Nga Xhelal Mziu
Një tjetër skandal në arsimin parauniversitar, veçanërisht në qarkun Dibër!
Në mbi 90% të shkollave nuk është personeli i mjaftueshëm arsimor, për arsye korrupsioni, politike dhe burokratike, duke mos lidhur kontratën apo mos rekrutimin e profesionistëve!
Ministria e Arsimit, bënë show me fillimin e vitit shkollor dhe pse ka ikur një javë nga fillimi i shkollave, një pjesë e madhe e shkollave ose 80% e mësuesve janë me kontratë të pa lidhur, ose provizorë!
Më skandaloze bëhet situata kur filloj dita e parë e shkollës dhe stafi pedagogjik i shkollave s’ka dal akoma, nxënësit dhe prindërit e tyre pyesin se kush është mësuesi i kasës së parë, tjetëri kush është mësuesi i klasës së dytë apo të tretë, apo kush është mësuesi i Matematike – Fizikës, apo Bio – Kimisë, etj, por përgjigjja është, se nuk është bërë emërimi i mësuesve akoma por do rregullohet në ditët në vazhdim!
Ndërkohë mësues me arsim të lartë dhe mastër presin se kur do dal lista e personelit mësimor, a do të emërohen apo jo, ankthi i tyre në fakt nuk ka zgjatur vetëm gjatë pushimeve të verës, por dhe tani që ka filluar shkolla, ky fenomen zgjat më shumë se një muaj apo dy muaj!
Ndërkohë që kemi mësues pa arsim përkatës në punë dhe me dhjetra e qindra mësues me mastra pa punë. Madje në portal të renditur të parët, por primare është bindja politike, jo niveli arsimor, jo profesionalizmi.
Prindërit e shkollave të zonës së Gollobordës tregojnë realitetin sa më sipër.
Në shkollën ku studjojnë nxënësit e tyre ka 13 mësues kjo shkollë, në fakt në shkollë që ditën e hënë deri sot janë vetëm 3 mësues, 10 të tjerë mungojnë, pasi ishin me kontratë dhe ndërkohë nuk ribëhet kontrata, nuk ka mësues në shkollë nuk zhvillohet mësim, dhe ky fenomen ishte dhe vitin e kaluar, madje ka zgjatur deri në tetor një vit më parë.
Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Bulqizë këtë fenomen e ka në çdo shkollë dhe çdo vit.
Mësues me diploma master dhe me vjetërsi, mbahen pezull nuk Ju lidhet kontrata, nuk bëhen definitiv, arsyea kryesore është Kurrupsioni që të ripaguajnë për të nënshkruar kontratën, mbahen peng politikisht (kush është patronazhist ose kush konvertohet rikthehet në punë), kush është demokrat duhet të rrij pa punë ose të rrisë kuotën e pagesës!
Në disa fshatra të tjerë këtë vit u mbyllën shkollat, dhe nxënsit e kanë braktisur shkollën ose shkojnë part time në shkollë.
Në shumicën e fshatrave nuk shkojnë fugonat për të transportuar fëmijët në shkolla si detyrim ligjor. E kjo ndodh që nga Zall Kalisi, Lura, Reçi, Selishta, Ostreni, Xibëri, e çdo njësi administrative në këtë qark.
Ky është realiteti që ka krijuar Ministria e Arsimit sot në Shqipëri!
Ata që e pësojnë janë fëmijët që nuk bëjnë mësim, nuk kanë mësues profesionist sepse duhen politik, nuk ka mësues se nuk kanë paguar haraqin e kontratës!
Në disa shkolla të tjera si në Xibër e gjithë qarkun, klasat po bëhen kolektive një mësues dy klasa etj.
E sfidoj Ministrin e Arsimit të shkoj në shkollat e ZVAP të Bulqizës, të Dibrës dhe të Matit, për të parë këtë realitet sa më sipër dhe do të rezultoj në mbi 90% të shkollave të arsimit parauniversitar në qarkun Dibër të jetë ky fenomen !