Mërturi …
Dashni përvëluese
E shpirtit tim.
Mërturi …
Fis mbi vetullën e Bjeshkëve të Namuna.
Mërturi …
Gojfil Agri,
Delikajde në bjeshkët e Salcës,
Melodi e moçme gurrash,
Fisnikëri që derdhet ujvarave
Ku lahet dita.
Sy djali,
Sy vashe i ndezun.
Mërturi …
Lot n’faqen e Ajkunës,
Gjamë burrash n’dhëmbje,
Që dhe dashin e oxhakut dridhë
E hanën në të zeza e vesh.
Mërturi …
Bukë e mirë,
Pushkë e dlirë,
Që kurrë s’u ndryshk për dheun e të parëve.
Mërturi …
Kapuq i bardhë pa bisht;
Xhubletë në hire zanash.
Mërturi …
Brezni Ilirie,
Mriz në flamur.
Mërturi …
Shkam,
Lumë që se ndali kangën kurrë.