Në vazhdimesi në:
– New York
– Kaliforni
– Pennsylvania
– Washington
Qindra e mijëra familje shqiptare kanë ndërtuar jetën dhe biznesin e tyre në SHBA, në këtë vend të bekuar. 🇺🇸
Njohja dhe ngritja e strukturave politike për PDK-në dhe Opozitën Shqiptare do jetë fokusi i takimeve në Detroit, në çdo cep ku jetojnë shqiptarë, në Downtown Detroit, Eastern Market, Mexicantown, Greektown, Corktown, etj.
-New York do jetë qendrimi i radhes.🇺🇸
Vota e Diasporës, risi për politikën shqiptare. Riorganizimi dhe ngritja e strukturave të Partisë Demokristiane do vazhdoje çdo ditë, impenjimi dhe dëshira për të dhënë kontribut politik për vendin është maksimal, vota e Diasporës do bëjë ndryshimin e madh politik në Shqipëri.
Me qindra shqiptarë janë aktiv edhe në politikën amerikane, mbështetja për Kandidatin për President, Donald Trump, është maksimale!🇺🇸
Meqënëse vizita ime, në Miçigan do zgjasë edhe një javë, ju lutem miq që jetoni në Shtetin e Miçiganit dhe keni dëshirë të aktivizoheni dhe të jepni kontribut në politikë, më shkruani të takohemi nga afër!
Miqesisht,
Nard Ndoka
Kryetar i Partise Demokristiane të Shqipërisë