NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
    1 day ago
    Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
    2 days ago
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    4 days ago
    Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Kuka Dragoti/ SI KOMUNIKON LETËRSIA NË BOTËN DIGITALE. EGOJA,NARCIZMI DHE FRYMA E TYRE NË LETËRSINË E SOTME
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
Politikë
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
Të tjera
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
Të tjera
Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve
Të tjera
Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Kuka Dragoti/ SI KOMUNIKON LETËRSIA NË BOTËN DIGITALE. EGOJA,NARCIZMI DHE FRYMA E TYRE NË LETËRSINË E SOTME

Neutrale
Last updated: 2024/09/06 at 9:11 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Për kë shkruajmë ???
Një pyetje e vjetër sa vet bota .Ndoshta këtë reteorikë e patën dhe ata që gdhendën ideogramat e para në muret e shpellave mijëra vite më parë apo nga sumerët e lashtë që kishin letërsinë e tyre prej të cilëve ka mbërritur si tekst i plotë deri në ditët tona “Epi i Gilgameshit”
Për kë shkruajmë?? Kjo reteorikë na ndjek dhe sot në botën digitale.
Shkruajmë për të shkuar brenda vetes apo për të shkuar te lexuesi ?
Për kë shkruajmë ,kur paragjykojmë e fajësojmë lexuesin si një masë që nuk kupton.
Vallë a duhet të na kuptojnë njëjtë të gjithë??Faustin nuk e kuptoi ,e pranoi kush në kohën e vet por as në 100 vitet më pas nuk arritën ta zbërthejnë por kjo nuk e zhbëri Atë.
Pse pretendojmë të lexohemi,kur nuk lexojmë të tjerë, nga mungesa e modestisë a lideri i madhështisë.
Pse imponojmë krijimet tona,deri në narcizëm si fitimtarë të një beteje…
Nëse shkruajmë për të shëruar shpirtin,pse duhet të shqetësohemi për vlerësimin jashtë tij..
Për kë shkruajmë ,kur më shumë kujdesemi për lavdinë sesa për përmbajtjen e asaj që shkruajmë,kur më shumë kujdesemi për publicitetin sesa për shpirtin tonë.
Për kë shkruajmë, kur prej narcizmi nuk e njohim fjalën reflektim.
Këto reteorika i kemi në nënvetëdijen tonë krijuese të papërgjigje për sa kohë sundon anarshia në sjelljet e veprimet tona e cila ecën njëjtë me egoizmin tonë.
Në castin që shkruajmë ,asgje nuk është më jona.Ajo është pronë e të gjithëve ,po aq sa e askujt e që të jemi koherentë ,kjo është një nga dëshirat tona të brendshme,komunikimi me lexuesin por pa pretenduar gjithëpranimin.
Ankohemi për lexuesin,dmth masën që nuk na vlerëson krijimtarinë,po aq aq sa ankohemi për moskuptimin e artit tonë nga ai.
Këtu biem në kontrakditë me veten,sepse nuk kemi një sitë përzgjedhëse lexuesi në rrjete sociale prej dëshirës për vëmendje po aq sa shperdorojmë letërsinë duke e kthyer në mision borxhshlyerje pa u nisur nga vlerat e saj reale.
Në këtë rrumpallë krijuese ku gjithkush e quan veten më të lavdishëm se tjetri mungon vëmendja nga njohësi i vërtetë i letërsisë që ndoshta e ka kohën më të vlerë për të krijuar se për të lexuar, po aq sa nga i thjeshti që nuk ka pasionin, mundësinë apo njohuri për letersinë të lexojë si duam.
Por etja për lavdi na shtyn të gjejmë rrugët për ti ç’bërë këto.E ato mund të jenë me cfarëdolloj kostoje …
Harrojmë se lavdia vjen në castin që i kthehemi vetes duke iu përgjigjur dhe reteorikave tona.
A jemi realist në çdo vlerësim që ne i japim autorëve të ndryshëm vetëm se prej tij kemi marrë të njëjtën gjë por vepra e tij realisht nuk vlen.
A do dilnim ne mbi paragjykimet kritikat vleresimet për nj tj ,mbi egon?
A do ta sugjeronim një shkrimtar tjetër mes miqsh për nga vlera pa pritur shpërblim prej tij?
Apo duhet pritur sa të vdese shkrimtari e ti japim respektin e duhur,kjo sepse pas vdekjes nuk i ndjejmë konkurentë e rrezik për lavdinë personale..
Bëjmë mijëra përpjekje ,mbështetur nga media apo inteligjenca artificiale ,për publicitet te masa e lexuesve por vlerësimin e duam nga elita e letërsisë.
A do të mjaftonte për egon tonë që arti ynë të pëlqehej nga masa pa kurrfarë ndasie intelektuale?
A do mjaftonte për egon tonë që arti ynë të kanalizohej veç te letërsinjohësit?
Shumë prej autorëve shkruajnë për të shkuar brenda vetes.Disa shqyejne dyert e revistave veç për tu përmendur ,jo për t’u lexuar nga kush..
Pse në shek 21 duke elitizuar arti??
Pse në shek 21 letërsinë ua imponojmë lexuesve?
Migjeni e të tjerë para tij a pas tij krijuan e u përcollën si vlerë në një kohë kur ende nuk ekzistonte digitalizimi.
Lasgushi jetoi jashtë egos për të bërë emër e sot krenohemi me të.
A e kemi menduar ndonjëherë se pas vdekjes nuk do të kemi në dorë kontrollin mbi lexuesit e pikerisht atëherë do kuptojmë sa vlerë ka ajo që kemi shkruar apo sa vlerë kemi ne?
Çdo lexues kur lexon një vepër ,më shumë se vepra,lexon vetveten.Nje vepër letrare është një lloj mjeti optik që i ofrohet lexuesit duke i lejuar të shohë atë që pa librin nuk do ta shihte kurrë -thotë Marcel Proust.
Jorrallëherë ka aq shume poetë ,tregimtarë e romancierë poshtë nivelit të lexuesit më të thjeshtë që ai vet paragjykon.
Letërsia mbetet një prej garancive më të mira për progres të shoqërisë së sotme teknologjike :-thotë Marios Vargas Llosa.
Letërsia është si dashuria justifikon zgjedhjet e gabuara.Pra nëse të lexon lexuesi i gabuar apo një lexues lexon veprën e gabuar nuk është fundi i botës,është veç një rrugë drejt së vërtetës ..
Shumë prej nesh nguten te lavdia e vazhdueshme të trembur nga harresa ,emri i pompuar artificialisht,disa i mundon inferioriteti,
Shumë prej nesh shkruajnë se e dashurojnë të shkruarën pa mbajtur me tjegulla të nxehta askënd.Nuk zgjohen në mëngjes për ti bërë “qokat “gazetave ,revistave,botuesve të mëdhenj,kritikëve ,shkrimtarëve e filozofëve duke harruar pse shkruajnë.
Në sjelljet e shumë autorëve shpesh shoh të ndodhë një eklips i tmerrshëm nga të bërit art për të dhënë veten ,në të bërit art për të krijuar nje vehte iluzionative.
Shpesh shumë autorë nuk ngopen me aq sa kanë marrë mbrapsh nga letërsia e tyre e po aq mendojnë se letërsia e lexuesi janë pafundësisht në borxh me ta.
Mos vallë shkruhet për tu shpërblyer?
Po sikur të shkruajmë për vëtë poezinë,romanin tregimin,novelën?!
Po sikur të shkruajmë pa paramenduar për lavdinë a vdekjen ??
Ajo që vërej e quaj pozitive vitet e fundit në letërsinë shqipe është që shumë prej autorëve nuk shkruajnë për shpërblim monetar duke ditur sesa pak lexohet dhe sesa të fryra e pa kontroll janë botimet në Shqipëri.Kjo ka sjellë një lloj vetëdije që letërsia nuk sjell para .Atëherë mbeten dy opsione pse shkruajmë:
-shkruhet për te vetja ,për letërsinë
-shkruhet për lavdi,për ego
Lavdia? ’«Është përshëndetja e një mase njërëzish që ju s’i njihni » – ka thënë Skrjabin.Lavdia te shumë prej nesh nga një pasojë,është kthyer në një qëllim e shpesh si një shkallë hierarkie.
Te shkrimtari duhet pranuar lavdia deri diku si formë publiciteti, duhen duartrokitur përmasat por jo kur pas saj synohet qëllimi i përfitimit
.Çdo poet duhet të jetë si nje oqean i paqtë që nuk duhet të lejojë (lavdinë )si grëmi ti marrë frymën hardhisë(dmth lirës së tyre poetike )
Dy shembuj dashurie të lavdisë: Neroni dhe Erostrati nuk e lanë anonim eposin e lavdisë.Erostrati për të glorifikuar emrin e vet dogji një tempull.Neroni, për të glorifikur tempullin, dogji vetveten.
Një maksimë e Gëtes thotë:”Nuk duhet shkruar asnjë rresht ,pa patur parasysh një milion lexues »,por nuk duhen ngutur këta miliona njerëz të na pëlqejnë…
Në përditshmërinë krijuese , shpesh e kapim veten duke u grindur me egon ,me kolegë,me median a duke fajësuar digitalizimin për të shkruarën dhe ankthet e letërsisë.Koha ka treguar se letërsia si art nuk bëhet për gjithë masat.Të shkruash do të thotë të njohësh me mire veteveten,të komunikosh,të reflektosh apo pozicionohesh,të lidhesh me njerëzit e mbi të
gjitha të shërosh shpirtin tënd…

Neutrale September 6, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
1 day ago
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
2 days ago
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
2 days ago
Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve
2 days ago
Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
2 days ago

Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit

Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)

Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !

Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?