Në ditën e 244 të tubimit të përnatshëm, Kryetari i PD, Sali Berisha në fjalën e mbajtur para mbështetësve, trajtori një mori problemesh.
Po sjellim shkurtimisht temat te të cilat lideri demokrat ndali:
‘Të sigurt drejt fitores’/ Berisha: Këtë shtator, shqiptarët e ndershëm do përballen me qeverinë e mafies.
• Berisha: Dyshja famëzeze Rama-Balluku ndanë për të blerë zgjedhjet mbi 250 mln euro, vetëm me një vendim që e morën në gusht.
• ‘8 orë mbledhje pas asnjë fjalë’/ Berisha: Heshtja e tij dëshmon kartonin e kuq që i kanë nxjerrë kreut të narko-shtetit, Edi Rama.
• ‘Miqtë ndërkombëtarë presin përmbysjen e Ramës’/ Berisha: T’i përvishemi këtij armiku të egër që përdhos komb e identitet.
• Protesta e banorëve të Thumanës/ Berisha: 2 shtatori ditë beteje, betejë tek parlamenti!