Pas një izolimi 45-vjeçar nën shtypje e diktaturë, në varfëri e izolim, shqiptarët me kurajo këputën prangat e robërisë dhe të etur për liri, “ngarkuar’ mbi anije mallrash lundruan drejt perndimit.
Sot, pas 33 vitesh, eksodi duhet të ishte në drejtim të kundërt, ata që ato viten u larguan, bashkë me trashigimtarët e tyre, sot duhet të ktheheshin në Atdheun e tyre, për jetesë dhe investim, por kjo fatkeqësisht nuk ndodhi pasi ngjarjet u rrokullisën jo si duhet, ku Shqipëria edhe sot mbetet vend në tranzicion e sipër dhe me standarte larg atyre të duhurave, arsyjet dihen…
Gjithashtu, sot fatkeqësisht ne gjendemi përpara një eksodi të dytë, më të madh e më të rrëzikshëm, pavarsisht në forma dhe mënyra të tjera dhe kjo sepse keqqeverisemi, vidhemi, është vrarë besimi dhe po humbet edhe shpresa për ndryshimet e duhura.
Ardhtë e shpejtë dita kur shqiptarët të e shikojnë vendin e tyre, si një vend me standartet e duhura dhe të fillojnë të kthehen sa më shpejt në Atdheun e tyre🇦🇱
Shpëtim Axhami/ Sot, 33 vite nga eksodi i vitit 1991! Largimet vazhdojnë me përmasa të frikshme
Leave a comment Leave a comment