Fiks në mes të trotuarit para sheshit “Willson” i binte bories një djalosh me motoçikletë veshur me xhup ku shkruhej emri i një policie private.
Dhe qe aq arrogant në zhurmën e tij sa donim s’donim ne kalimtarët e atij çasti u hodhëm të gjithë në një krah që t’i hapej shtegu atij.
-Po kalo në rrugë,o çun,mos ec mes njerëzve se do na bësh për spital,-i foli dikush.
Tunda kokën e sa nisja të flisja dhe unë gruaja më pickoi. Siç di ajo. Hesht dmth. Djaloshi na parakaloi,por më tej,as tre metra larg,pamë një skenë tmerri. Një kalimtar,ashtu si ne,një mesoburrë i dha një të shtyrë të fortë motoçiklistit egërsirë dhe e rrëzoi mu në mes të rrugës. Pasi e flakëriu e pa me ina. Dukej nga bërtitjet që i “dhuroi” dhe një mal me të shara. Në fund i lëshoi dhe një pështymë. Kaq dhe burri vazhdoi rrugën në trotuar. Djaloshi përfundoi shtrirë mes asfaltit. Fat që nuk e shtypi ndonjë mjet që po kalonte aty. Ngriti motorin,hypi mbi të e sa e ndezi na sqaroi ne që gati na mori para:
-Është i huaj ai burri se të qe shqiptar për zotin ia kisha qr! E kisha bërë copash. E kisha grirë.
-Normal që qe i huaj. Se ne shqiptarët veç për të ngrënë bukë e kemi gojën,-foli një zonjë.
Fjalët e saj qenë si diçiturë e saktë për sjelljen tonë. Heshtim kur na shtypin me motor,kur na mashtrojnë me televizor apo kur na marrin para me betonierë. Veç heshtim. Jemi të sjellshëm,ah sa të sjellshëm, por veç me të keqen. Tash ca gjenerata kështu po sillemi. Gojë kyçur,shpinë ulur,mendje mbyllur…
Ngjarje e ndodhur sot në Tiranë/Agim Xhafka: Ne shqiptarët veç për të ngrënë bukë e kemi gojën,-foli një grua…
Leave a comment Leave a comment