Infarkti i zemrës, një sëmundje tragjike, po godet gjithmonë e më shpesh edhe mosha të reja.
Disave prej na sjell në mendje një zemrën e dikujt që ka rrahur për herë të fundit, zemrën e një mikut tonë që nuk jeton më!
Infarkti i miokardit (vdekja e muskulit të zemrës) shkaktohet nga mbyllja e njërës (apo më shumë) prej arterieve koronare (kurorë) të zemrës nga një tromb, pllakë yndyrore, spazëm etj.
Zona e muskulit të zemrës që furnizon kjo enë gjaku e bllokuar nuk furnizohet më tej me oksigjen, për pasojë zemra funksionon pjesërisht ose pushon përgjithmonë.
Simptomat (shenjat) e zakonshme të infarktit të pjesshëm të zemrës përfshijnë dhimbjen e fortë ose progresive të gjoksit, shpatullës, krahut të majtë, gulçimin , mpirjen, djesitje, humbje ndjenjash etj.
Duhet të jeni gjithmonë të vëmëndshëm dhe të telefononi shërbimin e urgjencës nëse vëreni ndonjë nga këto shenja:
🫀 Dhimbje e papritur ose progresive e gjoksit, shpinës, shpatullës e krahut të majtë, ose mpirje të tyre.
🫀Mungesë rehati, mbajtje fryme, gulçim.
🫀Djersitje të shtuar, dridhje, të pêrziera, të vjella,
🫀 Ju del gjumi duke u ndjerë vështirësi në frymëmarrje.
🫀 Keni kollitje ose frymëmarrje të shpeshta.
Në pervojën time si mjek familje dhe si mjek urgjence kam ndeshur me pacientë që i nënvlerësojnë simptomat paralajmëruese, ose i mbivlerësojnë.
Këshilla ime është që më mirë t’i mbivlerësoni se sa të rrezikoni.
Jeta na jepet vetëm një herë miq !
Edhe ndryshimet e vogla të simptomave mund të jenë domethënëse.
Ndoshta për të gjithë ata që mjekohen për probleme të zemrës, apo kanë filluar të kenë shqetësime është mirë të mbajnë një ditar, duke shkruar simptomat e reja ose ndryshimet në ato ekzistuese, kështu mund të gjurmojnë ndryshimet me kalimin e kohës.
Duke ju falënderuar që më lexuat!