Pas përvojës së qeverisë “demokratike” të Fan Nolit në vitin 1924, kalaja e Porto Palermos u përdor në vitin 1950 edhe nga qeveria “demokratike” e Enver Hoxhës. Të internuarit u sollën nga Lozhani i Korçës (ku punohej për hapje rruge) dhe nga kampi i Tepelenës.
Të internuarit qëndronin nëpër bodrumet e kalasë.
Një sezon, të internuarit e këtij kampi që komandohej nga Paskal Andoni u përdorën për vjeljen e ullinjve në Himarë.
Të internuar në periudhën janar-prill 1950, kur kishte edhe gra e fëmijë, ishin rreth 200-250 veta.
Në maj-tetor 1950 ishin të internuar vetëm burra. Këtë kohë kampi kishte si forcë efektive 90-140 të internuar.
Kastriot Dervishi/ Porto Palermo e dy qeverive “demokratike”
Leave a comment Leave a comment