Ka raste këto ditë që vdesin nga ky infeksion
Organet kompetente e mjekët rekomandojnë që qytetarët të marrin masa për t’u mbrojtur nga mushkonjat.
Raportohet se qarkullimi i virusit është veçanërisht intensiv gjatë sezonit aktual të transmetimit 2024, ku numri i rasteve të regjistruara është më i lartë krahasuar me pesë vitet e mëparshme për të njëjtën periudhë kohore.
Shpërndarja gjeografike e virusit është e gjerë, ne disa vende fqinje . Në të ardhmen e afërt priten raste të tjera të infektimit në vend, por edhe në vende të tjera të Europës.
Udhëzime për trajtimin e virusit :
Zonat e shfaqjes së rasteve nuk mund të parashikohen me siguri, Rekomandohet që të respektohen masat individuale të mbrojtjes ndaj mushkonjave, për rrjedhojë, patjetër në zonat ku tashmë janë shfaqur rastet e sëmundjes por edhe në përgjithësi në të gjithë territorin:
Udhëzimet për virusin e Nilit Perëndimor:
Përdorni solucione të aprovuar për trupin dhe dhomën (sipas udhëzimeve për përdorim), ekrane, rrjeta kundër mushkonjave, kondicionerë, veshje të përshtatshme (të gjata).
Mos lini ujë të ndenjur askund.
Tek të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike rekomandohet vëmendje dhe qëndrueshmëri e veçantë në marrjen e masave parandaluese individuale kundër pickimit të mushkonjave, pasi këta persona janë më të rrezikuar për të paraqitur një formë më të rëndë të sëmundjes.