Të mos lejohen 6000 zgjedhës për të votuar, vetëm se u ka skaduar afati i përdorimit të dokumentit të identifikimit, kur në zgjedhjet e 14 Majit janë lejuar, sjellë pavlefshmëri të zgjedhjeve në Himarë, sepse është gati 1/3 e zgjedhësve që gjithsesi ndikojnë në rezultat.
E drejta e votës është e drejtë themelore kushtetuese, kurse procesi i identifikimit të zgjedhësit në QV është tërësisht administrativ që duhet ta realizoje shteti, Ministria e Brendëshme, KQZ dhe organet e tjera të administrimit zgjedhjeve. Neglizhenca e qytetarëve nuk është arsye për ti mohuar këtë të drejtë thenelore. Mund të ndëshkohet me masë administrative, por jo me masë antikushtetuese të moslejimit për të votuar.
Megjithatë, mendoj se mirë që doli tani ky problem 8-9 muaj para zgjedhjeve të përgjithëshme. Duhet të merren masat që tani, të gjenden rrugët e regjistrimit të zgjedhësve emigrantë për të marr pjesë në votime. Kalimi i afatit të përdorimit të kartës apo pasaportës të mos sjellë mohimin e të drejtës së votës.
Dihet se janë me qindramijra emigrantë në Greqi, Itali, Gjermani e Angli, që janë me dokumenta të rregullta në shtetin ku jetojnë dhe nuk kanë patur nevojë apo kanë neglizhuar të rinovojnë dokumentat shqiptare. Ky “rregull” antikushtetues që po ndiqet sot në Himarë, ka për tu ndjek me emigrantët në fundin e pranverës së ardhshme. I intereson Ramës të ekzistoje ky problem dhe madje ta kontrolloje nëpërmjet shpërndarjes së kartave të shpejta për mbështetësit e tij.
Opozita, në mos e pastë marr vesh se Edi Rama nuk le gjë pa bërë në shpinë të tokës për pushtetin e tij, atëhere kot sa flasim.
Sot, jo nesër, duhet ta bëj problemin nr.1 të zgjedhjeve të ardhshme çeshtjen e ID-së së zgjedhësve emigrantë.