Ditët e fundit në SHBA ka patur dy raste ku qytetarët pas shumë vitesh burgim kanë marë pafajësinë dhe si rrjedhoj kanë lënë qelinë.
Bëhet fjalë për dy qytetarë, një femër e cila ishte akuzuar dhe dënuar që në moshën 21 vjeçare me burgim të përjetshëm, akuza e së cilës ishte për vrasje.
Pas 41 viteve burgim ajo mori pafajësinë, gjykata vendosi ta liroj pasi u vërtetua se nuk kishte qënë kjo autorja e vrasjes.
Rasti i fundit ishte këto ditë ku një tjetër qytetarë nga shteti Kalifornisë mori pafajësinë dhe la qelinë pas plot 30 vitesh burgim!
Në të dy rastet u vërtetua se prokurorët kishin manipuluar provat dhe gjykata kishte dënuar këta qytetar me prova të falsifikuara nga prokuroria.
E pra ja që edhe kjo Amerika juaj dënon qytetarë pa kryer asnjë faj, madje me burgim të përjetshëm apo me vdekje.
Sipas statistikave të Studiove Avokative që meren me rishikimin e çështjeve për të dënuarit pa faj, rezulton se;
Në SHBA 2 deri 5% të të dënuarve janë të pafajshëm!
Kjo përqindje përkthehet në 20 deri 100 mijë qytetarë amerikane që vuajnë dënimin sot janë të pafajshëm.
Shifër alarmante për një vend si SHBA që pretendohet se liritë dhe të drejtat e njeriut janë të paprekshme dhe drejtësia është e pavarur!
#avokatkujtimcakrani
#studioligjorecakrani