Sot Himariotët votojnë për kryetarin e ri të bashkisë.
Nuk mund të paragjykoj se kush fiton.
Por nga sa po transmeton media vërehen parregullsi të mëdha. Në fakt asgjë më tepër se sa fenomenet e konstatuara në zgjedhjet e mëparshme.
E gjithë administrata e shtetit në këmbë për të marrë me çdo kusht Himarën.
Këto zgjedhje vërtetojnë katërcipërisht falsitetin e marrëveshjes PD-PS për kodin e ri zgjedhor. Ne pritëm që në kodin e ri zgjedhor të sanksionohej mos ndërhyrja e shtetit dhe administratës në zgjedhje.
Por jo. I vetmi impakt i kodit të ri zgjedhor është garancia që “elitat” e dy partive do jenë deputetë.
Sidoqoftë të presim edhe dy orë për të vertetuar sa thashë. Ndoshta e kam gabim!
Ndërkaq i uroj “elitës” pushime të mbara.
E meritojnë plotësisht. Në fillim u arrit marrëveshja për trefishimin e pagave të tyre. Tani edhe sigurimin e mandateve aforfe.
Arben Ndoi/ Zgjedhjet e Himarës rrëzuan Kodin e Ri Zgjedhor…
Leave a comment Leave a comment