Edi Rama ka veç një copë letër që thote se ka pasur tokë në 1935, POR nuk figuron në ipotekë as me akt blerje dhe as nuk ka kufitarë! Nuk ka as kontratë blerje, as pagesë takse, as kufitarë e as vijimësi.
Por Edi Rama bëhet pronar pa letra!
Toka Begeja dhe 4 familjeve të tjera:
1.figuron ne rregjistrin ipotekor në 1935;
2.tregon kufitarët qartë e saktë (kur bleu 14 dynym Begeja nga Ramazan deliu nl 1935 toka kufizohej nga perëndimi me tokën e vetë vëllezërve Begeja),
3.figuron në planet e italisë të 1940 për zgjerim aeroporti me m2 dhe vendndodhje të sakta;
4.është në fletore zyrtare të 1942 & 1943 që eshtë tokë e pronarëve Tiranas dhe po vendoset ne Rekuizim 6-mujor;
5.del në ipotekë që toka është bllokuar në gjykatë në 1943 në gjyq civil për të ndarë pronat vëllezërit
6.del në 1945 tek vetdeklarimi i palës;
7.del në vërtetimin ipotekor të 1945 që Ramazan Deliu i ndau tokën nga 14,140m2 vajzave të tij: Dylbere Vaqari dhe Sabrije Llagami që toka e secilës prej tyre kufizohet në pjesën jugore me tokën e vëllezërve Begeja. Pra në ipotekë vijon pronësia deri në 1945 pandërprerë dhe dalin pronarët qartë.
Prandaj nuk ka asnjë ngjashmëri! Pronari Malltezi që mori 410m2 si trashëgim i ligjshëm nga prona Begeja burgoset, hajduti edi rama vjedh 224,000m2 dhe urdhëron banditët e #spak të mbyllin sytë e veshët ndaj vjedhjes
Pronat e Ramës në Gjipe-Himarë/ Reagon Jamarbër Malltezi: Krahasim Rama – Malltezi
Leave a comment Leave a comment