Godina e parlamentit ka statusin Monument Kulture Kategoria II
Salla e seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë (Parlamenti) është një monument i trashëgimisë kulturore e miratuar me vendimin Nr. 122 datë 05.03.2007.
Kjo ndërtesë është projektuar në vitin 1955 nga arkitektët S. Luarasi dhe arkitekti rus D. Vasilef.
Sipërfaqja e ndërtesës është 710 m².
Salla për seancat plenare ka
kapacitet prej 160 vende.
Tribuna e presidiumit 40 vende. Për diplomatët u parashikuan lozhat me 44 vende nga njëra anë e sallës, ndërsa nga ana tjetër 44 vende u caktuan për të ftuar të tjerë, gazetarë dhe korrespodentë
Sot para parlamentit, në oborrin e brendshëm ndodhet busti i Pjetër Arbnorit, ish-kryetar i Kuvendit të Shqipërisë dhe i burgosur për tre dekada nga regjimi komunist.
Në pjesën e jashtme janë bustet e Eqrem Çabejit, Aleks Budës dhe Sabri Godos.
Janë gjithashtu busti i Jeronim De Radës dhe statuja e Fan Nolit.
Në lulishten para parlamentit, midis drurëve dekorativë spikatin rrepet shumë vjeçare.