Të gjthë ata që votojnë duhet ta dinë mirë se SHTETI është shprehja e nevojës së shoqërisë për organizim me rregulla (ligje), me mjete dhe me aftësinë për ta drejtuar e mbrojtur këtë shoqëri, duke imponuar zgjidhjet për problemet themelore të saj.
Nga zjarret dhe plehrat deri tek rrugaçëria e hadutllëku që janë institucionalizuar kuptohet fare kollaj që shtet nuk ka gjëkundi.
Më ndjeni, por jam bindur se shqiptarët nuk kanë patur e as nuk kanë shtet, sepse ata thjesht nuk duan t’a kenë atë!
Rruga që kemi përshkruar në historinë tonë, rrugë që është krejt pa sens, krahasuar me botën mbarë e vërteton këtë.