NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    12 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    1 week ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    2 weeks ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Çdo të thotë të jesh Agronom…?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !
Të tjera
DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.
Të tjera
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?
Të tjera
Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.
Të tjera
Lutfi Dervishi/ Nga aritmetika në politikë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Çdo të thotë të jesh Agronom…?

Neutrale
Last updated: 2024/07/29 at 3:13 PM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

Nga Besnik Ismailati

Meqë në ditët e sotme akoma rëndom dhe në mënyrë krejt të pashpjegueshme, diskriminuese e të pakuptimtë nga prodhues dhe sipërmarrës të ndryshëm bujqësorë, thjesht për të ” mbushur sa më shumë të jetë e mundur xhepat” vazhdon të nënvlerësohet e të nëpërkëmbet roli dhe kontributi i pazëvendësueshëm i agronomit në prodhimin e mirëfilltë bujqësor në shërbim të shëndetit të njeriut dhe kafshëve, për ta kuptuar qartë dhe domosdoshmërisht rolin e tij parësor në zhvillimin dhe kontributin e një bujqësie bashkëkohore në shërbim të mirëqenies social-ekonomike, mirë është që çdo individ të njohë, të dijë e të vlerësojë rolin dhe kontributin e pazëvendësuar të agronomit për një të ushqyer dhe jetesë sa më afër natyrës. Agronomi asnjëherë nuk duhet nënvletësuar nga çdo faktor prodhues dhe tregëtues ,në se realisht flasim për zhvillimin e një bujqësie efektive ekoshëndetësore.

Ç’DO TË THOTË TË JESH AGRONOM?

Shumë njerëz shpesh herë mendojnë dhe pyesin se çfarë është një agronom dhe cila është puna e tij e veçantë. Kjo pyetje vazhdon të bëhet akoma edhe sot e kësaj dite në mënyrë spontane, pavarësisht se profesioni i agronomit e ka origjinën e vet shumë të lashtë, ndërsa përkufizimi modern i këtij termi i përket fillimeve të viteve ‘700.

Mosqartësia që lind nga kjo pyetje vjen nga fakti se shumë aktivitete që i përkasin fushës së bujqësisë, mund të kryhen në aspektin profesional në mënyrë të saktë edhe nga profesionistë të fushave të tjera siç janë ekspertët bujqësorë, gjeometrat, arkitektët, inxhinierët, etj., apo edhe nga njerëz të specializuar në fushën e kopshtarisë.Megjithatë, edhe pse këto detyra të mbivendosura për këta lloj profesionistësh të tjerë dhe ngatërresa e kompetencave të tyre me ato që i përkasin profesionit të agronomit, nuk janë të dobishme në aspektin profesional, sepse në fakt ato përbëjnë edhe arsyen kryesore të ndërhyrjes jo kompetente nga ana e tyre në ushtrimin e profesionit të agronomit.

Aftësitë e shumta profesionale të një agronomi, të cilat garantojnë tek ai edhe një vlerë më shumë në krahasim me profesionistët e fushave të tjera, janë edhe si rezultat i studimit dhe përgatitjes së tij shkencore në disiplina të ndryshme si : Mbrojtja e bimëve ( Entomologjia dhe Fitopatologjia ) , Kimia, Agrokimia, Fizika, Pedologjia, Topografia , Mikrobiologjia , Botanika, Ekonomia, Ekologjia, Klimatologjia, Organizimi i menaxhimit të agro-industrisë dhe të biznesit , Mekanizimi i proceseve bujqësore, Përmirësimi gjenetik i bimëve, Prodhimi i farave, Bimët e arave, Frutikultura, Vreshtaria, Ullishtaria,Agrumikultura, Perimet,Bujqësia e përgjithshme,Zooteknia, etj.

Në se në të kaluarën agronomi e ka ushtruar profesionin e vet duke punuar kryesisht pranë ndërmarrjeve të ndryshme bujqësore, ku merrej kryesisht me problemet e shumta që lidheshin me përdorimin efikas të tokës , prodhimin e qëndrueshëm të burimeve të ndryshme bujqësore, menaxhimin efektiv të burimeve të ndryshme njerëzore, natyrore dhe fizike të të gjithë zonës rurale ku ai punonte, sot ky profesion po bëhet gjithnjë e më shumë i rëndësishëm edhe për mjedisin urban , për problemet kadastrale , të mbrojtjes dhe vlerësimit të tokës bujqësore , si dhe për problemet e planifikimit të ndërtesave të ndryshme publike dhe atyre private.

Në mënyrë që të ushtrojë profesionin e vet si agronom, sigurisht që një personi i duhet të ketë përfunduar studimet e larta universitare dhe të jetë i diplomuar në këtë fushë.

Po pse është pak i njohur si profesion agronomi? Kjo është një pyetje e vështirë për t’i dhënë përgjigjen e saktë e të duhur, për shkak se ekziston një numër i shumtë rrethanash, mentalitetesh dhe aspektesh të natyrave të ndryshme që e zbehin kuptimin dhe rëndësinë e ushtrimit të profesionit të agronomit, ku natyrisht shkaku kryesor është numri i paktë i të diplomuarve në këtë fushë në krahasim me profesionet e tjera, si dhe përmbajtja disi më e vështirë e disiplinave lëndore që zhvillohen për formimin shkencor të një specialisti agronom të mirëfilltë gjatë periudhës së shkollimit .

Nga ana tjetër jo të gjithë agronomët e diplomuar (pavarësisht nga numri i pakët i tyre) e ushtrojnë profesionin e vet në sferën e bujqësisë apo edhe të fushave të tjera që janë të lidhura ngushtë me këtë profesion, ku natyrisht një ndikim dhe rëndësi mjaft të madhe e të veçantë luajnë edhe politikat e ndryshme të të gjitha niveleve që ushtrohen në kohë dhe faza të ndryshme social-ekonomike.

Përgatitja e specialistëve agronomë të mesëm e të lartë në një sistem shkollor profesional të mirëorganizuar mbetet thelbësore në kushtet e bujqësisë aktuale në përputhje të plotë me nevojat e ekonomive apo fermave bujqësore.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !
39 minutes ago
DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.
4 hours ago
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?
8 hours ago
Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.
8 hours ago
Lutfi Dervishi/ Nga aritmetika në politikë
13 hours ago

Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !

DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?

Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?