Nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha në tubimin e mbrëmjes para banesës së tij:
Po Peleshi, pse iku?
Peleshi iku se që kur u thirr në prokurori, nuk firmoste më për grabitjen e pronave të ushtrisë.
Dhe u soll aty edh ai pinjoll i xhelatëve të diktaturës, që firmosnin ekzekutime me Kristaq Ramën, Pirro Kokaina, që kontrollonte Portin e Durrësit, që firmosi plaçkitjen më të madhe në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve prej 4 miliardë euro të territorit të Portit të Durrësit.
Çfarë është Pirro Vëngu? Delinkuent. Njeri i cili ia ka mbathur nga shërbimi ushtarak.
Të dashur miq, sot ka qindra mijëra, në mos edhe më shumë shqiptarë që për emigracionin kanë marrë shtetësi të vendeve të tjera, por karakteri e kërkon që të jesh luajal ndaj shtetit që i ke marrë shtetësinë.
Tani le ta marrim pak këtë Pirron e Edvinit. Ky ikën nga shërbimi ushtarak, paçka se me marrjen e shtetësisë ka përfituar të gjitha të drejtat e shtetasit të republikës helenike.
Por çdo shtetësi, në çdo vend të botës, krahas të drejtave, favoreve, ka edhe detyrime.
Pra, ky Pirro Vengu do të drejtat, por jo detyrimet.
A mund të imagjinoni miq të jetë ai në ministri të Mbrojtjes, një dezertor i shërbimit ushtarak?
Një turp!
A nuk është ky një motiv për vendin fqinj, të lëshojë mandat arresti ndërkombëtar për dezertorin e ushtrisë?
Po ky është një turp kombëtar për Shqipërinë, që emëron pikërisht këtë ministër, këtë dezertor të shërbimit ushtarak.
E emëron ministër të Mbrojtjes, vetëm e vetëm se Rama dhe Belinda janë të sigurt se Pirro i Kokainës do firmosë plaçkitjen edhe të pronave të fundit të ushtrisë.
Çfarë risie është kjo? Hiq një mëkatar dhe vendos një super mëkatar!