Partia Socialiste ka mbledhur sot Kongresin Zgjedhor, në orën 11:00 në pallatin e Kongreseve.
Kongresi i PS-së është i ndarë në disa panele, ku do të gërshetohet e trajtohet puna e partisë dhe ajo e qeverisë.
Pritet që në kongres, krahas çështjeve të tjera kryeministri Edi Rama të propozoj edbe emrin e pasueses së Lindita Nikollës, e cila dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Kuvendit për shkaqe të cilat i deklaroi “shëndetësore”.
Gjithashtu, mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime në Qeveri.