Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në Qeveri dhe në Kuvend, të cilat i ka propozuar në fund të fjalimit të tij në Kongresin e Partisë Socialiste.
Rama propozoi emërimin e Elisa Spiropalit për të zëvendësuar Lindita Nikollën në postin e kryetares së Kuvendit, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen tre ditë më parë, sipas saj, për arsye shëndetësore.
Ndërkohë, Rama ka larguar edhe Ermonela Felajn nga posti i nënkryetares së Kuvendit, dhe në vend të saj ka emëruar Bledar Çuçin, i cili mbante postin e kreut të grupit parlamentar të PS-së.
Në vend të Çuçit, në postin e kreut të grupit parlamentar të PS-së ka emëruar Niko Peleshin, duke e larguar nga posti i Ministrit të Mbrojtjes.
Gjithashtu, një ndryshim që nuk pritej ishte dhe ai i Taulant Ballës.
Ky i fundit është larguar posti i Ministrit të Brendshëm, duke e emëruar në postin e ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në vend të Elisa Spiropalit.
Rama ka larguar edhe Ervin Meten nga posti i ministrit të Financave, duke emëruar në vend të tij Petrit Malajn. Ndërkohë, Ervin Hoxha është emëruar ministër i Brendshëm, ndërsa Pirro Vengu është emëruar ministër i Mbrojtjes.
Ervin Hoxha më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, ndërsa Pirro Vengu ka mbajtur postin e kreut të Autoritet Portual.