Kryeministri Edi Rama propozoi në Kongresin e sotëm ndryshimet në Qeveri dhe Kuvend, të cilat prekën ndryshime në 4 ministri të Kabinetit Qeveritar.
Por vetëm tre prej ministrave të rinj janë emra që nuk kanë qenë më parë pjesë e kabinetit qeverisës.
Ata mbanin poste drejtorësh nën varësi të ministres së Infrastrukturës dhe zv.kryeministres Belinda Balluku.
Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, i cili zëvendësoi në këtë post Taulant Ballën, mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Në postin e ministrit të Financave është emëruar Petrit Malaj, që zëvendëson në këtë post Ervin Meten, i cili largohet nga kabineti qeveritar.
Petrit Malaj aktualisht mbante postin e Kryeinspektorit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, po ashtu nën varësi të Ballukut.
Ministër i Mbrojtjes është emëruar Pirro Vëngu, i cili zëvendëson në këtë post Niko Peleshin, i cili u largua nga Qeveria dhe merr postin e kreut të grupit parlamentar të PS-së.
Po ashtu edhe Vëngu ka qenë drejtor vartës i Belinda Ballukut, pasi aktualisht mbante postin e kreu të Autoritetit Portual të Durrësit.