Fjala e plotë e kryetarit të PD, Sali Berisha në tubimin e mbrëmjes së të shtunës:
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, misionareve dhe misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të shqiptarëve.
Kauzës së lirisë, dinjitetit, shpresës dhe fitores së opozitës.
Të dashur miq, PD në përpjekjen e saj realizoi mbrëmë zotimin e saj solemn, kthimin e të drejtës së mohuar të shqiptarëve jashtë vendit, të drejtës kushtetuese për votim.
Këtu para jush në mënyrë të përsëritur kam deklaruar se zgjedhje në Shqipëri nuk mund të ketë pa votën e diasporës dhe krijimin e qeverisë teknike.
Në qoftë se vota e diasporës dhe emigracionit u sanksionua, qeveria teknike dhe rikthimi i votës së lirë të shqiptarëve është detyra e të gjitha detyrave.
Është misioni i çdo demokrati dhe demokrateje.
Miqtë e mi, Edi Rama, i zhytur në krime të rënda, nuk pranon kurrë të dorëzojë pushtetin me votë.
Nuk pranon kurrë të lejojë shqiptarët të votojnë të lirë.
Atëherë cila është detyra jonë?
Detyra jonë është të vendosur për çdo sakrificë, për lirinë, për votën, të përballemi dhëmb për dhëmb me këtë regjim dhe t’u rikthejmë shqiptarëve votën e lirë.
Miqtë e mi, mos besoni asnjë njeri që u thotë se Edi Rama bën zgjedhje dhe fiton zgjedhje.
Edi Rama vjedh zgjedhje dhe nuk bën zgjedhje.
Mos u gaboni nga ata që u servirin për reformë atë që nuk është reformë.
Unë u them çdo demokrati dhe demokrateje, por edhe çdo opozitari dhe opozitareje, prova jonë e madhe është tani.
A do imponojmë ne me forcën, revoltën, zemërimin tonë krijimin e qeverisë teknike në këtë vend, reformën e vërtetë zgjedhore, rikthimin e votës së lirë, fitoren e opozitës, apo do firmosim si qytetarë të poshtëruar dhe nënshtruar vjedhjen e votës së shqiptarëve, mandatin mbi krimin, drogën, dhunën, terrorin e Edi Ramës?
Miqtë e mi, lëni mënjanë, mos dëgjoni ata që mashtrojnë, ju jeni njerëz të të vërtetës, koha është të mbrojmë me çdo çmim të vërtetën.
Koha është të pranojmë se në diktaturë çdo e drejtë ka një çmim dhe se ne jemi të gatshëm të paguajmë çdo çmim për lirinë dhe votën e lirë.
Miqtë e mi, Edi Rama është armiku më i egër pas Enver Hoxhës i votës së shqiptarëve.
Por u takon shqiptarëve të vendosin që të sakrifikojnë për votën e lirë, për dinjitetin e tyre, për shpresën, për të ardhmen e Shqipërisë, për begatinë e tyre.
Çdo njëri prej jush e ka të qartë se ndeshje kur në njërën anë rreshtohet shteti me miliarda e miliarda euro, kur po në atë anë rreshtohen terroristët patronazhistë, nëpunësit si shushunja i paguajnë me taksat tona dhe vërsulen si terroristë politikë për të grabitur votat tona, kur në këtë anë rreshtohen vrasësit me pagesë, bosët e mafies, kur në këtë anë rreshtohen mafia e blerë ndërkombëtare, ç’u mbetet shqiptarëve? Të besojnë vetëm tek vetja e tyre.
Tek guximi i tyre.
Tek fuqia e tyre.
Tek bashkimi i tyre.
Të dashur miq, në qoftë se ndonjë njeri mendon se Edi Rama fiton zgjedhjet, ai është në rast se e ka pa vetëdije, është njeriu më i mashtruar. Në qoftë se e ka me qëllim, është hipokriti më i madh.
Grabitja nuk mund të quhet kurrë fitore. Grabitja e votës së qytetarëve është veçse krimi më i shëmtuar ndaj një kombi dhe ndaj një demokracie.
Ndaj dhe ju, që pa kuptuar se çfarë thoni, që i atribuoni Edi Ramës grabitjen, vjedhjen për fitore, pa dashje bëheni bashkëautorë në krimin e tij.
Vjedhja, grabitja është dhunimi i vullnetit, i dinjitetit, i lirisë, i votës së qytetarëve shqiptarë.
Ndaj dhe revolta, revolta dhe vetëm revolta duhet të jetë përgjigjja jonë.
Demokrate e demokratë, rruga që kemi bërë na garanton fitoren. Të jeni të sigurt.
Por ajo arrihet dhe është në pëllëmbë të dorës vetëm kur ne të vendosim të sakrifikojmë me protesta të fuqishme ditë, javë dhe muaj.
Me greva urie, me greva të përgjithshme, me lëvizje të përgjithshme, ja të vdesim ja të rrojmë për liri.
Ka ardhur koha që çdo shqiptar të pyesë veten cili është misioni i tij këto kohëra të vështira?
A mundet ne të firmosim pas një viti mandatin e krimit të Edi Ramës?
Të firmosim zbrazjen e mëtejshme të Shqipërisë?
Të firmosim vjedhjen dhe plaçkitjen e saj?
Haram e paçim emrin shqiptar në qoftë se pajtohemi ne me këtë.
Haram e paçim qumështin e nënave tona në qoftë se nuk i dalim zot Shqipërisë.
Opozitarë dhe opozitare, koha është e veprimit, koha është e betejës, koha është e qëndresës, koha është e fitores.
Nuk mundet kurrë një grusht kalbësirash nga krimi, vjedhja, të nëpërkëmbë një komb.
Nuk mundet kurrë ne t’i shtrijmë qafën kësaj tiranie që bazohet mbi bandën, krimin, drogën.
Miqtë e mi, koha na thërret, vota e lirë na thërret.
Ndaj dhe të përgatitemi, asgjë nuk presim ne nga zagarë dhe mercenarë si Dumani dhe organizata kriminale e Skrapit.
Asgjë nuk do të thotë për ne se ikën Linda e parlamentit dhe kthehet Eliza e parlamentit.
E njëjta gjë janë, e kuptoni vetë.
Gjithçka varet nga guximi, nga trimëria, nga dashuria jonë për Shqipërinë.
Nga detyrimet tona ndaj këtij vendi.
Ndaj dhe njëherë, koha vjen të bëjmë atë që kanë bërë burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat në Shqipëri dhe mbarë botën për liri dhe dinjitet kombëtar kundër çdo diktature.
Ju garantoj se fitorja është e sigurt, se forcë në botë që të na ndajë prej saj nuk ka.
Edhe njëherë, regjimit të krimit, drogës, të burgosjeve politike.
Regjimit të përvetësimit dhe shndërrimit të pasurive kombëtare në mallkim për shqiptarët, duhet t’ia shkurtojmë jetën me gërshërët e ligjit.
Edi Rama, ke kërcënuar sot dhe ke vendosur ndjekjen e avokatit tim si burracak, si turp sepse paska bërë një status që të ka futur frikën gjer në palcë.
Edi Rama, njërin avokat që të tmerroi, i bëre atentat dhe të garantoj që atentatin ndaj Sokol Mëngjesit nuk do ta falim kurrë.
Avokatin Gjokutaj, që të ka futur tmerrin me avokatinë e tij, merr dhe fut Tualetet tua për të lexuar statuset e tij.
Je i pashpresë, çfarë burri je ti që ndjek Facebook-et?
Çfarë burracaku je ti mor?
Ti jeton me frikë të tmerrshme.
Ndaj dhe larg duart. Për çdo veprim ndaj avokatit Gjokutaj, do të marrësh përgjigje personale.
Për çdo veprim ndaj zonjës Kalaja, e kuptoni apo ju miq, Adriana Kalaja shkon në poligon dhe ka pasion qitjen dhe ku e sheh me revole dhe tmerrohet.
A mund të jetë ky… ky është hije… ky duhet të zhduket sa më parë nga pushteti.
Ky duhet të varet në shtyllën e turpit të historisë bashkë me Erion Veliaj dhe aty do përfundojë.
Gjysmë shekulli vite burg do ketë për krimet e tij.
Edhe njëherë miqtë e mi, fitorja është në duart tona.
Fati është karakteri ynë.
Gratë dhe burrat me karakter të fortë, kanë fatin në duart e tyre, nuk ia japin kujt kurrë.
Ndaj të ngrihemi të vendosur për qeveri teknike, zgjedhje të lira.
Fitore, fitore, fitore!
Mirdita profesor Berisha ju pershendes nga Bruxelles dhe po ju premtoj qe une me date 6gushte do jem aty shpresoj te shihemi shpejtë profesor se pari ju kerkoj me urgjencë me te madhe sepse kryeministri bandit dhe ministri rendit i narko shtetit po i varrosen avokat gjokutajt prandaj me e rendesishmja opozita dhe qytetarët te jeme ne kembe sepse nuk ka rrufe tjeter o sot o kurre vendi po shkon drejt diktaturës dhe ai Melyshi eterve po përdore ligjet e diktaturës komuniste per ti mbyllur hijen gjithkujt okej ngrihuni qytetar se eshtr shume vone