Me një status në rrjetet sociale, kreu i PD-së Sali Berisha ka uruar sportistët shqiptarë dhe në veçanti Luiza Gegën për suksese në Lojërat Olimpike të Parisit.
Mesazhi i tij:
Magjike! Të dashur miq, Parisi dje në hapjen madhështore të Olimpiadës, shpalosi para olimistëve dhe mbarë botës të gjithë sharmin, magjinë, madhështinë, lirikën dhe epikën e tij, shijen muzikën, kengën, dansin, gjallërinë e jetës dhe mikpritjen e tij ekzemplare dhe meritoi të gjitha kurorat dhe medaljet. Suksese lojërave të Paqes, suksese Luiza Gegës dhe të gjithë sportistëve tanë. #sb