Nesër në 27 Korrik mblidhet kongresi I PS-së. Po nesër parashikimi i motit paralajmeron për një ditë përvëluese. Mjaftoi kaq edhe kujtesa me coi tek Kongresi i 9 Prillit 2022 ku ” “FENOMENI I ri më brilant I PS-së ” kërkoi falje për diellin e tepëruar .
Duke mos e njohur nga afër, mendoja se Bora ishte një fëmijë I papërgatitur për fjalime të mëdha .
Por kryetari Edi Rama shpjegoi që i paskërkish zgjedhur Borën edhe Edonën edhe për ironinë e hollë e të thellë.
Aty e ndryshova mendimin. Bora me ironinë e saj therrëse , humorin fin, me gjuhën prej aristokrateje të mëtuar në Angli, në 9 prill 2022 i conte një mesazh elegant Kryetarit që i përkthyer shqip- shqip ishte:
“Ditë të nxehtë zgjodhe për Kongres, o më i madhi këndez !
Panelistëve sa pa dalë, u shkoi djersa palë palë!
Delegatëve ulur mbi kashtë , gjuha sec u doli jashtë!
Herën tjetër ki mëshirë, na mblidh në kohë më të mirë!”
Borën nuk e dëgjon njeri, por unë mezi po pres që ajo të flasë sërisht ! Fundja nën diellin përvëlues kemi nevojë më shumë për gafat argetuese të Borës sesa për fjalimet e lodhshme të Ramës .