NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    PD thërret protestë kombëtare më datën 12 korrik
    11 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    4 days ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    1 week ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Qeveria ka para, por nuk po i shpenzon; Buxheti akumulon 500 mln euro suficit në qershor
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
Të tjera
Alba Kepi/ Letër Melonit: Vëllau juaj, Edi, i vuri zjarrin Shqipërisë! Mafia e heshtja vret !!!
Të tjera
“8647”, mesazh i fshehtë për vr’asjen e Trump? Ish-kreu i FBI-së në qendër të skandalit
Të tjera
Votimet/ Berisha i bashkohet protestës: Zgjedhjet ishin një farsë e shëmtuar! Rama do të marrë përgjigjen e merituar
Të tjera
Basir Çollaku/ Të ikë Berisha me 520 mijë votues
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Qeveria ka para, por nuk po i shpenzon; Buxheti akumulon 500 mln euro suficit në qershor

Neutrale
Last updated: 2024/07/25 at 9:07 AM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

Ministria e Financave priste që suficiti buxhetor të arrinte në 21,3 miliardë lekë në muajin qershor të këtij viti, por të dhënat e fundit tregojnë se balanca pozitive ka arritur një vlerë prej 51,4 miliardë lekësh (500 mln euro) ose 141 për qind më shumë se plani buxhetor.

Akumulimi i suficitit më shumë se nga rritja e të ardhurave është ndihmuar nga mosrealizimi i investimeve publike sipas planit buxhetor. E gjithë kjo situatë ka ndihmuar qeverinë që të mbajë në llogari likuide prej 500 milionë eurosh.

Ky gjithsesi nuk është një lajm i mire për ekonominë. Në gjysmën e parë të vitit 2024 suficiti buxhetor në vlerë ishte 11 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhe të vitit 2023, teksa ritmi i rritjes se të ardhurave ra në 7 % nga 14,5 për qind që ishte në 6 mujorin e parë të vitit të kaluar.

Në janar-qershor 2024 investimet kapitale ishin vetëm 26,5 miliardë, vlerë kjo sa 19.6 për qind e planit vjetor prej 135 miliardë lekësh.

Duke mbajtur suficitin buxhetor përtej të gjitha parashikimeve, qeveria është duke e ndikuar negativisht rritjen e ekonomike sipas raportit të fundit të politikës monetare nga Banka e Shqipërisë.

Gjithashtu suficiti i qeverisë po ndikon në uljen e ekspozimit të bankave në blerjen e borxhit të qeverisë duke ushtruar presion për ulje të normave të interesit.

Huamarrja neto në tregun e huaj për tre muajt e parë të vitit rezultoi rreth -2.6 miliardë lekë, e ndikuar nga shlyerja e borxhit të huaj në masë më të madhe sesa prurjet në këtë periudhë.

Zhvillimet në huamarrjen e qeverisë, së bashku me vlerat e suficitit fiskal, u faktorizuan në teprica të larta likuiditeti, të disponueshme për t’u shpenzuar në muajt pasardhës.

Në 6 mujorin e dytë të vitit qeveria ka në dispozicion 110 miliardë lekë ose më shumë se 1 miliardë euro vetëm në zërin e investimeve publike. Përqendrimi në fund të vitit i fondit të investimeve është bërë një praktike shumë vjeçare për qeverinë, por për Bankën e Shqipërisë kjo situatë bëhet shkak për forcimin e lekut në pjesën më të madhe të vitit.

Duke u përdorur në fund të vitit suficitin buxhetor ulet efektiviteti i përdorimit të fondeve publike dhe rritet mungesa e transparencës. Entet publike tashmë raportojnë vetëm për fondet e harxhuara dhe nuk janë në gjendje të raportojnë për produktet e realizuara dhe ecurinë në kohë të kostos për secilin nga produktet e investimeve publike./ Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
9 minutes ago
Alba Kepi/ Letër Melonit: Vëllau juaj, Edi, i vuri zjarrin Shqipërisë! Mafia e heshtja vret !!!
52 minutes ago
“8647”, mesazh i fshehtë për vr’asjen e Trump? Ish-kreu i FBI-së në qendër të skandalit
3 hours ago
Votimet/ Berisha i bashkohet protestës: Zgjedhjet ishin një farsë e shëmtuar! Rama do të marrë përgjigjen e merituar
3 hours ago
Basir Çollaku/ Të ikë Berisha me 520 mijë votues
9 hours ago

Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme

Alba Kepi/ Letër Melonit: Vëllau juaj, Edi, i vuri zjarrin Shqipërisë! Mafia e heshtja vret !!!

“8647”, mesazh i fshehtë për vr’asjen e Trump? Ish-kreu i FBI-së në qendër të skandalit

Votimet/ Berisha i bashkohet protestës: Zgjedhjet ishin një farsë e shëmtuar! Rama do të marrë përgjigjen e merituar

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?