✌️vite më parë u riktheva në politikën aktive përmes Partisë së Lirisë. 🇦🇱✅️
Gjatë 5 viteve të mia si President i Republikës ndodhi një grusht shteti i “butë”, por kriminal i kapjes totale të shtetit.
Për këtë ndihmoi shumë jo vetëm shitja e ish-kryetarit të PD, por edhe mendjelehtësia e drejtuesve të LSI.
Ndaj rikthimi im ishte i pashmangshëm dhe vazhdimi im është i domosdoshëm derisa të restaurohet rendi kushtetues dhe demokracia funksionale.
Për këtë na duhet një Parti e Lirisë që lufton çdo ditë pa kompromis me Narkoshtetin dhe regjimin më antidemokratik dhe antikombëtar që ka njohur vendi.
Partia e Lirisë është sot Flamuri kundër shpopullimit falë 5 Prioriteteve të saj për 4 milion shqiptarë plus.
Sot jemi 20 vite nga krijimi i LSI dhe fatkeqësisht një pjesë e bashkëpunëtorëve të mij i këmbyen idealet e përbashkëta me interesa materiale dhe ordinere.
Por ne sot po na bashkohen shumë të rinj dhe intelektualë që kanë vizionin e duhur, karakterin dhe vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund kauzave tona për një Shqipëri Demokratike, Sovrane dhe Euroatlantike!
Ne do të Fitojmë sepse nuk ka rrugë tjetër! ✌️🖐️🇦🇱✅