Lajm shumë i keq për Demokratët Qëndrestarë Kodi Zgjedhor me të cilin do shkojmë në Zgjedhje Parlamentare në 2025.
Si fillim një analizë për Qarkun Tiranë të Zgjedhjeve të 2021-shit i cili nxjerr 36 deputetë.
Janë 4 Parti Politike që kanë marrë 36 deputetë sipas Listimit të Kryetarëve.
PD 15, PS 18, LSI 2 e PSD 1.
Askush nuk theu hersin në Tiranë për t’u quajtur Deputet i vullnetit të Zgjedhësve.
Matematikisht 12-shja e parë ‘Listë kryetari’ asht e garantuar për tu ba deputet në PD e PS e duke i shtuar 3 deputetë të LSI e PSD bëhen rrumbullak 27 ‘copë’ deputetë kryetarësh.
Pra mbeten 9 vende për deputetë populli të Djathtë e të Majtë në Tiranë, por të 9-ta kto vende në 2021 janë fituar nga renditja në listë e emrave po nga kryetarët pas të 12-it, nga këta; 3 PD e 6 PS.
Pra mundësia për të fitu me thyerje herësi asht zero në Tiranë, por edhe në Shqipni.
Rasti Boçi i Elbasanit as nuk ka shans të përsëritet pasi tashmë ai do jetë në listë të sigurtë dhe vështirë të gjendet një emër aq popullor sa ai në qarqe që të thyej hersin.
Ajo që më shqetson (jo vetëm mua) në lidhje me zgjedhjet është Lista e Kandidatëve të Partisë Demokratike.
Thelbi asht se, a do ketë Primare a jo në PD dhe a do bahen të vërteta ato?
Sa do jenë ata kandidatë për deputetë në listë të sigurtë që nuk pranuan Foltoren e Rithemelimin që në fillim, por u bashkuan me to masi ujërat u kthjelluan e kur u ba e qartë si drita e diellit që plani Rama-Basha për të ardhmen e PD dështoi?!
Më e keqja asht se a mundena na Demokratët me u besu se nuk do na e “dredhin” masi të marrin mandatin e sigurtë nga 1/3 e listës kryetarit duke zbatu ndoshta një plan C–Rama-Basha për shkatrrimin e Partisë Demokratike masi planet A e B ju prishën nga Qëndrestarët e PD që mbështetën Berishën.
Për mua duhet shumë kujdes.
Un u baj thirrje të gjithë zgjedhësve Anti-Ramë që do votojnë: Asnjë votë personale për ata që ishin kundër Foltores e banë 8 janarin, pavarsisht së mund të jenë në Listë të sigurtë.
*Autori është Kryetar i Grupimit Dhjetor 90.