Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka premtuar se do të flasë sërish në një ekran televiziv.
Është gazetari Çim Peka që ka publikuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet me Ahmetajn, duke paralajmëruar kështu një intervistë të re me ish-numrin 2 të Qeverisë Rama.
“Premtimi i mbajtur, po vjen” – shkruan Çim Peka krahas fotove me Arben Ahmetajn, ku shfaqen duke realizuar intervistën, e cila do të transmetohet mbrëmjen e nesërme (e enjte).
Gjatë fragmentit të intervistës të publikuar nga Syri tv, Ahmetaj shprehet se e kanë kërcënuar duke i thënë se do i lënë fëmijët jetimë, apo se do i fusin gruan dhe ish-gruan në burg, por ai shton se e ka ndarë mendjen dhe do të flasë.
“Ça më thanë mua këta? O të çojmë në të s’ëmës, t’i lëmë fëmijët jetimë, do të marrim t’i fusim në burg dhe gruan dhe ish-gruan po fole. Unë po flas? Po flas, sepse unë e kam ndarë mendjen. Por unë tani do flas”, thotë Ahmetaj.
Ahmetaj është shpallur në kërkim nga SPAK për akuzën e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjen e pasurisë. Po ashtu, ai është nën hetim edhe për dosjen “Buka”. Arben Ahmetaj jeton në Zvicër prej më shumë se një viti, teksa autoritetet shqiptare nuk kanë arritur ta ekstradojnë.
Cim Peja dhe Arben Ahmetaj ju pershendes Zoti Ahmetaj hiqja madje. Edi Rames dhe Erjon Veliajt turpe qe sillen si bandite ne Shqiperi eshtr me mure te ikin nga pushteti njerez te felliqur qeveri narko