E merrja me mënd, por nuk isha ndalur ndonjëherë të gjeja shkaqet pse uji i detit shëron dhe jetë njërëzish shpëton… Vetëm pasi e vuajtja vetë që kisha dhimbje të muskujve, një anaroksi, një pafuqi totale nga vapa dhe nga puna, ku as gjumi e as ilaçet, as vitaminat dhe as vajrat nuk bënë derman, dhe nga deti gjeta shpëtim e shërim…Ndaj mendoj se:
1. Duhet të jetë nga që ujët e detit përmbajnë ato kripra si magnez, natrium, kalcium, kripra të kaliumit, mikroelementë si litium, radon, të cilat i kanë ikur trupit gjatë djersitjes dhe gjatë punës.
2. Duhet të jetë nga që ujët e detit me këto kripra hyn me anë të tre milion poreve të trupit të njeriut shumë më lehtë në gjakun e njeriut që lëvron ndër venat sesa ato që merr nga goja;
3. Duhet të jetë nga që ujët e detit ka shëbyer si banesë e parë e njeriut, dhe reagimi i trupit është shumë më pozitiv dhe pranues i ujrave të detit më mirë se çdo lëndë tjetër të natyrës;
4. Duhet të jetë nga që ujët e detit hyn në reaksion bazik me ujët e trupit të njeriut që janë jo pak, por më shumë se 80 përqind e trupit të njeritut dhe si enë komunikuese shkëmbejnë jonet negative dhe kationet pozitive me njeri tjetrin;
5. Duhet të jetë nga që dielli me ujët e detit vepron shumë herë më pozitiv në trupin e njeriut sesa dielli me djersën me helmet e trupit;
6. Duhet të jetë nga që plazhi me rërën ose zajet e veta vepron shumë më pozitiv me shputën e këmbës së njeriut sesa këpuca gjatë punës;
7. Duhet të jetë nga që në plazh pranë detit njeriu mendon dhe pushon, ndërsa në punë njeriu mëndon dhe punon.
8. Ngaqë kaltërsia e detit e shkrirë me atë të qiellit është kaq relaksuese për syrin…
9. Ngaqë përplasja e valëve të detit me bregun është si muzika që të qetëson shpirtin…
10. Ngaqë flladi që fryn nga deti i mbushur me jod mbush mushkëritë dhe shëron tiroidet…
A mund të shtoni vetë ndonjë gjë tjetër, por kujdes sillni ato prurje që ju burojnë nga dija juaj personale, sikundër këto thënie më sipër që nuk janë nxjerrë nga librat……