NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    Protesta/ Mesazhi i Berishës: U drodh nga themelet narko-kracia e Ramës, edhe kritikët e opozitës mbetën pa tekst
    10 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    1 week ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    2 weeks ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mitro Çela/ MAKTHI I DOSTOJEVSKIT
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !
Të tjera
DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.
Të tjera
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?
Të tjera
Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.
Të tjera
Lutfi Dervishi/ Nga aritmetika në politikë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mitro Çela/ MAKTHI I DOSTOJEVSKIT

Neutrale
Last updated: 2024/07/22 at 11:04 AM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

1.
Djali im: 6 vjet në Hiroshima.
Master. Doktoraturë.

U dashurua me Marlise Sanchez nga Kosta Rika.

Në vitin 2011 u martuan.
Të ftuar në dasëm shokë e shoqe nga Japonia, Kina, Gjermania, Polonia, Austria etj.

Mes tyre edhe një ruse.
Një ditë, e gjeta duke parë biblotekën. Më
tha:

-Paske shumë autorë rusë. Kë pëlqen më shumë?
-Eseninin!
-Unë, mund të recitoj gjithë ditën poezi të Eseninit! Po librat e tjera i lexon apo i ke për të zbukuruar biblotekën?!

-Në rini kam lexuar “Lufta dhe Paqja” dhe “Ana Karenina”-nga Tolstoi. “Shpirtëra të vdekur” të Gogol. “Doni i qetë” i Shollohovit. Pjesën e parë. Pjesa e dytë nuk shtyhet. “Doktor Zhivago” i Pastërnakut. Ka fituar çmimin “Nobël”. Për mua, jo për vlera artistike. Por si roman disident. Vladimir Nabukov: “Lolita” -një nga librat më të shitur në botë.

-Mos harrove Fjodor Dostojevskin?!

-E kam lexuar. Por shqiptarët më shumë i ka ndjekur makthi i Dostojevskit dhe hija e personazheve të tij.

-Solzhenisi mori çmimin “Nobël” me romanin “Arqipelagi Gulag”. -Vazhdoi rusja.-Por Dostojevski, këtë skëterrë e kishte “skalitur” 100 vjet më parë. Ai shkroi librin “Kujtimet nga Shtëpia e Vdekjes”. Cari qau kur e lexoi!

2.
Biseda me rusen më ktheu prapa në kohë.

Viti 1972 . Gazetar në “ZP”. Shkova një ditë për kafe tek hotel “Arbëria”-sot ministria e Drejtësisë.

Në një tavolinë ishin ulur Dritëro Agolli dhe Vangjush Gambeta.

-Hajde Mitro!-Tha Vangjushi. Shefi im dhe zëvendës kryeredaktor.-Po flasim për letërsinë sovjetike.

Të dy kishin qënë studentë në Bashkimin Sovjetik.

-Mitro! Di rusisht?-Më pyeti Dritëroi.-
-Pak.
-Duhet të lexosh Dostojevskin. Por ai është skëterrë në përkthim. Shijohet vetëm në rusisht.

-Kur ishte 24 vjeç botoi romanin e parë:”Njerëz të varfër”. -Nisi të tregoi Dritëroi-E lexuan dy kritikë të letërsisë. Herët në mengjes i trokitën në derë. U tromaks djali. I thanë:
-Ke bërë një kryevepër!

U duk sikur fati trokiti në derë. Erdhi lavdia! I riu-shkrimtar- “përqafoi” Rusinë.

-Kaluan 6 muaj.-Tha Dritëroi.-Mesnatë. Kërciti dera. “ Ndonjë gazetar?!-Mendoi shkrimtari.” Hapi derën. Një tufë me xhandarë?!
-Je i arrestuar!
-Pse!
-…

-Rreth një vit në një kështjellë-burg. Pse? Kishte bërë biseda mes miqsh kundër Carit! Një mik e spiunoi…

-Gjyq. Vendimi: pushkatim?!
-Pas disa ditësh e nxorrën nga kështjella. E çuan në një shesh. E veshën me një dolloma të bardhë. E lidhën në shtyllën e turpit. I lidhën sytë. U lexua vendimi. Ranë tamburët!
-Në pritje të plumbit u dëgjua zëri i një oficeri:

-Toga! Ndal!Cari e ktheu vendimin: Nga pushkatim, 10 vjet në Siberi.

-Nuk di!-Tha Vangjushi.-Hera pas here shoh të njëjtën ënderr. Mesnatë. Troket dikush në derë. Hap derën! Një burrë më thotë rusisht:

-Ke bërë krim! Në emër të popullit je i arrestuar!

-Leri ëndrrat, se e tromakse Mitron!-Tha Dritëroi.-Çohu! E zgjatëm.

Shënim i parë.

Viti 1973. Mesnatë. Një makinë para shtëpisë së Vangjush Gambetës. Internim në Burrel.

Po më tej? Divorc-formal?! Gruaja me djalin, Artanin, në Tiranë. E la djalin çilimi, kur u kthye në Tiranë, e gjeti burrë!
Pse kjo skëterrë për gazetarin elitë të ekonomisë? E kishin spiunuar miqtë?!

Shënimi i dytë.

Viti 1986. Në Tropojë u arrestua Skënder Haluca. Akuza? Donte të vriste Ramiz Alinë.
Gjyq. Vendimi? Pushkatim. Dy ditë me skafander në kokë. Pritej firma e Presidentit Alia…
Erdhi “fermani”: Falje. Dënim. 25 vjet burg!
Skënderit në burgun e Burrelit i kishte vdekur edhe babai: – 46 vjeç.

Skënder Halucka doli nga burgu. U bë gjyqtar.
Viti 1997. Ish Presidenti Alia në gjyq. U hodhën goglat. Në trup gjykues edhe Skënderi.

…Dha dorëheqje.
-Nuk mund të gjykoj njeriun që më fali jetën!-Tha Skënderi.

Personazh shqiptar, nga arkivi i Dostojevskit?!

3.
Kam një zakon të vjetër. Kur lexoj, shënoj diçka në fund të librit.

Mora romanin: “Vëllezrit Karmazov”. Në faqen e fundit gjeta këtë shënim:

-Gjyqi i Mitjas. Me detaje si akuzohet vëllai për vëllanë. Djali – babanë. Motra -vëllanë. Miku-mikun. Dënime…Dënime…Pa akuza.

Por Shqipëria, i ka “Mitjat” me seri…

…Visar Zhiti. 20 vjeç. Bënte poezi. I dërgoi për botim.

-Poezi desidente!-Thanë nga lart.-
-Gjyq. 10 vjet burg. Pa fakte. Me reçesione nga miqtë-poetë!

Visari doli nga burgu 30 vjeç. I kishin “vjedhur” rininë?!

4.
15 gusht. 1983. Gjykata e Lartë. Salla e gjyqit. Të pandehur Fiqiret Shehu, Nesti Nase-ish ministër i Jashtëm. Llambi Ziçishti-ish ministër i Shëndetësisë. Skënder Shehu-djali i Mehmet Shehut.

U futa në sallën e gjyqit. Ftesën e mora nga Abaz Brati, zëvendës Prokuror i Përgjithshëm.

Gjyqin e drejtonte Aranit Çela-Kryetar i Gjykatës së Lartë.

-Nesti! Armik! I pabesë. Partia nga hiçi të bëri ministër! Pa le pa le! Në hetusi nuk ke pranuar asgjë!-Tha Araniti.

-More Nesti! Po ne jemi armiq! Jemi agjentë, tradhëtarë!-Foli Fiqireti.-Kjo dihet! Pranoje Nesti! Unë i kam pranuar të gjitha akuzat në hetusi! Shoku Kryetar!

-Nuk je shoqja ime. Nuk kam shok tradhëtarë e armiq.-Tha ashpër Kryetari!

-I nderuar Kryetar! Kërkoj vetëm mëshirë, mëshirë për djemtë. Asgjë për vete?!

-Nuk ka mëshirë për armiqtë. As për këlyshët e tyre?!

5.
Shënimi i tretë.

Gazeta “ZP” kishte një biblotekë të pasur. Aty punonte Marjana. Vajzë e rrallë: E bukur dhe e mënçur! Shkova një ditë.

-Ke libra të Dostojevskit?

-Rusisht? Një raft. Merr një libër frëngjisht. Jeta e shkrimtarit.

-Mitro! Kujdes! Dostjevski është i ndaluar!-Tha Marjana.-

-Isha në kafe. Dritëroi më foli për shkrimtarin!
-Në kafene flasin. Por unë kam listën e librave të ndaluara. Në listë janë edhe Gogol, Dostojevski…

Librin nuk ia ktheva Marjanës. E kam në biblotekë. I hodha një sy këto ditë.

Shkrimtari lindi në vitin 1821. Lindi afër një spitali në Moskë. Jetoi aty sa mbushi 15 vjeç. Babai ishte mjek. Rreth spitalit kishte një varrezë për kriminelë. Një azil për të çmendur. Një shtëpi për fëmijë jetimë. Ai dëgjonte historitë e të çmendurve. Fantazonte mbi varret e kriminelëve.

Fati e ka dënuar shkrimtarin. I sëmurë: epilepsi. Nëna i vdiq nga turbekulozi kur Fjodori ishe 15 vjeç. Babai i vdiq, nga vodka, kur ishte 17 vjeç. I vdiq gruaja dhe djali…

Shkrimtari luante bixhoz. I mbytur në borxhe. I vidhte para dhe rroba gruas. Luante. Rulot. E kuqe e zezë. Shkarkim emocioni.

Fjodori e adhuronte seksin. Tek mardhënjet seksuale shihte Zotin dhe egërsinë. I miri dhe i keqi bashkë. Janë në një trup. Aljosha nga fisi i Karamazovëvë, ishte ëngjëll. Por kishte për baba Fjodorin: egërsirë. Seksi pjell-thjeshtësinë. Kënaqësia lind vuajtje. Vuajtja sjell kënaqësi. Shkrimtari qëndron mes Zotit dhe djallit; mes qiellit dhe ferrit.

Idenë e Zotit misterioz e gjen te çdo personazh. Edhe te vet shkrimtari. Ai thotë:

-Zoti brenda nesh; Zoti jashtë nesh; ringjallja e Zotit; vrasja e Zotit!

Asnjë personazh i Dostojevskit nuk jeton pa Zotin. I vetmi personazh që mohon Zotin, Kirillovi tek romani “Djajtë”; detyrohet të vrasi veten, për të vrarë Zotin!

6.
Në vitin 1992 erdhi në Tiranë Gjon Sinishta. Ishte arratisur në vitin 1946. Profesor i gjuhës shqipe në një universitet të San Franciskos. Kishte pirë gjak me vjerrin tim. Qëndroi në shtëpinë tonë.
Kishte ardhur me një kameraman. Do bënte reportazh për Shqipërinë. Mes të tjerëve takoi edhe Pjetër Arbërorin.

-Si je zoti Pjetër?
-Lavdi Zotit, jam mirë!

-Ku ishte Zoti, kur bëre 28 vjet në burg?-Pyeti Gjoni.-

-E ke gabim! Zotin e kam pasur dhe e kam në shpirt. Dola nga burgu. E gjeta nënën gjallë! Kur vdiq, ia mbylla vetë sytë.

-Lavdi Zotit, u martova. Kam dy fëmijë: djalë e vajzë! Ky është Zoti im?

-Po ti zoti Gjon, ke plan të vish përsëri në Shqipëri?

-Kjo është vizita ime e fundit. Jam me kancer. Mjekët më kanë dhënë një vit jetë. Kjo kohë më mjafton për të përfunduar disa punë të nisura.

-Ja ku dole tek Zoti yt! I sëmurë. Por me vullnet për të punuar! Tha Pjetri!

A nuk flasin kështu personazhet e Dostojevskit?!

(Një vit më vonë Gjon Sinishta vdiq. Hirin e sollën në varrezat e Shkodrës!)

13.5.2020

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !
1 hour ago
DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.
5 hours ago
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?
8 hours ago
Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.
8 hours ago
Lutfi Dervishi/ Nga aritmetika në politikë
14 hours ago

Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !

DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?

Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?