45-vjeçari Olsi Ibro është vetëhedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku” në kryeqytet duke ndërruar jetë në vend.
Ibros iu sekuestruan dotën e djeshme asetet e kompanisë Micro Credit Albania nga Prokuroria e Tiranës.
Kujtojmë se dy shoqëritë Micro Credit Albania dhe “Final” u sekuestruan me urdhër nga Prokuroria e Tiranës, ku njëri prej të akuzuarve për skandalin me mikrokreditë ishte Olsi Ibro.
Ibro me bashkëshorten Elda Ibro, drejtonin shoqërinë MCA (Mikro Credit Albania)
MCA akuzohet për veprën penale të “mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”.
Simbas organit të akuzës, dyshohet se së bashku me disa shoqëri të tjera mikrokredish janë krijuar skema për të zhvatur masivisht qytetarët, vlera e përfitimit të të cilave kalon disa milionë euro.