NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    Noka takim në Përmet: Qeveria teknike dhe lirimi i liderit të opozitës, dy nga fushat e betejës! Dera e hapur për këdo
    11 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    6 days ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    2 weeks ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: 8 persona nga e njëjta familje, 4 vëllezër dhe 4 nipër, sekuestrohen 28 pasuri të grupit të Domjes, trafik dhe krime në disa vende të Evropës (emrat)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Votat e diasporës/ Reagon Belind Këlliçi:ÇMENDURI E PAPARË DER SOT!
Të tjera
Dr. Ilir Allkja/ GABIMET MË TË ZAKONSHME QË MUND TË NDIKOJNË NË KOLESTEROLIN TUAJ
Të tjera
Lutfi Dervishi/ Protesta mes emocioneve dhe fakteve
Të tjera
Nga Marash Logu (Jurist i PD pranë KQZ):FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI
Të tjera
Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

8 persona nga e njëjta familje, 4 vëllezër dhe 4 nipër, sekuestrohen 28 pasuri të grupit të Domjes, trafik dhe krime në disa vende të Evropës (emrat)

Neutrale
Last updated: 2024/07/18 at 11:29 AM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendosi sekuestron për pasuritë e subjekteve Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha, Mentor Hoxha, Alfonc Hoxha, Gabriel (Admir) Bici, Rampo Qinami dhe Ervin Çejku, si dhe personave të lidhur me ta.

Ky procedim pasuror është regjistruar pas hetimeve paraprake të kryera nga Prokuroria e Posaçme, në lidhje me procedimin penal nr. 49, të vitit 2023, të regjistruar në këtë prokurori.

Subjekti i këtij procedimi pasuror Zamir Hoxha është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me procedimin penal Nr. 49, të vitit 2023, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal,  “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet  283/a, 28/4, 333/a dhe 334 të Kodit Penal, si pjestar i një grupi të struktuar kriminal i destinuar në trafikimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në Danimarkë, Belgjikë, Holandë, Suedi, Norvegji dhe Gjermani gjatë periudhës kohore të viteve 2018-2019, ku pjesa më e madhë e anëtarëve të këtij grupi të struktuar kriminal të kryesuar nga shtetasi shqiptar Jetmir Kastrati (Sokol Krasniqi) janë deklaruar fajtorë dhe janë dënuar nga autoritetet gjyqësore në Danimarkë
Subjektet e këtij hetimi pasuror janë vëllezërit Zamir Hoxha, Vladimir Hoxha, Dilaver (Oliver) Hoxha dhe Mentor Hoxha, që përpara vitit 2012 kanë qenë të dyshuar, janë hetuar apo janë dënuar nga autoritet hetimore apo gjyqësore në Itali, për vepra penale të rënda si “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzimin dhe favorizimin e prostitucionit”, “Emigracioni klandestin” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Subjekti i hetimit pasuror Alfonc Hoxha, djali i vëllait të katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Gjermani në vitin 2020, për veprën penale “Shkelje e ligjit për lëndët narkotike”.

Subjekti i hetimit pasuror Gabriel (Admir) Bici, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, më datë 27.04.2017, është arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të Operacionit “Mudde” me qëllim shpërbërjen e një organizate kriminale që merrej me riciklimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Subjekti i hetimit pasuror Ervin Çejku, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, është arrestuar në Suedi për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Subjekti i hetimit pasuror Rampo Qinami, djali i motrës së katër subjekteve të tjerë, është arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Lista e pasurive:

• Pesë llogarive bankare me gjendje në total rreth 94 000 (nëntëdhjetë e katër mijë) Euro;

• Pesë llogarive bankare me gjendje në total rreth 145 000 (njëqind e dyzetë e pesë mijë) lekë;

• • Pasurisë së paluajtshme të llojit “truall” dhe “arë” me sipërfaqe 600 m², prej së cilës 145.6 m² truall dhe ndërtesë 134.3 m², ku ndërtesa është godinë banimi 3 kate (sip. kt. përdhe 134.3 m², sip. verande 3.7 m², sip. kt. parë 134.7 m², sip. kt. dytë 134.7 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit K.H;

• Pasurisë së paluajtshme të llojit “truall” dhe “arë” me sipërfaqe totale 600 m², prej së cilës 166.1 m² truall dhe ndërtesë 137.1 m², ku ndërtesa është godinë banimi 2 kate (sip. kt. përdhe 137.1 m², sip. kt. parë 146.6 m²), me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit Mentor Hoxha;

• Pasurisë së paluajtshme të llojit arë, me sip 800 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetases S.D (H).

• Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe të përgjithshme 8 000 m², me adresë fshati Domje, Bashkia Vorë, Qarku Tiranë, në pronësi të shtetasit të D.Ç;

• Pasurisë së paluajtshme të llojit “Njësi”, me sipërfaqe ndërtimi 325.8 m² (sipërfaqe social ekonomike 290.5 m² dhe sipërfaqe takuese 35.3 m²), me adresë Mëzez, Njësia Administrative Kashar, Tiranë, në pronësi të shtetasit Dilaver (Oliver) Hoxha;

• Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 9 936 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit K.H.;

• Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 22 500 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit Gabriel (Admir) Bici;

• Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 28 000 m², me adresë Fushë Mamurras, Kurbin, në pronësi të shtetasit Gabriel (Admir) Bici;

• Pasurisë së paluajtshme apartament B4/8 që përbëhet nga 1+1 me ambiente ndihmëse, me sipërfaqe 57.01 m², në godinën e banimit 5 kate + 1 kat “Roof Garden” në Dhërmi, Himarë, Vlorë, në pronësi eventuale të shtetasit Vladimir Hoxha;

• Pasurisë së paluajtshme të llojit “arë”, me sipërfaqe 2 000 m², me adresë fshati Lalëz, Durrës, në bashkëpronësi të shtetasve M.B dhe F.B;

• Pasurisë së paluajtshme kati i parkimit nën tokë me sipërfaqe prej 742.05 m², e ndodhur në godinën e banimit dhe shërbimit 6 katëshe në Rrugën “Frang Bardhi”, Tiranë, e përfituar me kontratë sipërmarrje me porositës dhe në pronësi eventuale të shtetases F.B.

• Pasurisë së luajtshme motor marka BMW, modeli “R 1200 GS”, viti i prodhimit 2016, në pronësi të shtetasit Zamir Hoxha;

• Pasurisë së luajtshme automjet marka Volvo, modeli “240GL”, viti i prodhimit 1993, në pronësi të shtetasit S.H;

• Pasurisë së luajtshme automjet marka Cadillac, modeli “Coupe Deville”, viti i prodhimit 1965, në pronësi të shtetasit Mentor Hoxha;

• Pasurisë së luajtshme automjet marka Peugeot, modeli “107”, viti i prodhimit 2011, në pronësi të shtetases S.H;

• Pasurisë së luajtshme, automjet marka Mercedes Benz, model E320CDI, vit prodhimi 2002, në pronësi të shtetasit E.Ç.

• Pasuri e luajtshme, automjet marka Daimler Chrysler, model CLS320CDI, viti i prodhimit; 2006, në pronësi të shtetases R.Ç.

• Pasurisë së luajtshme, automjet marka Ford, model Fiesta, viti i prodhimit 2009, në pronësi të shtetasit S.Q.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Votat e diasporës/ Reagon Belind Këlliçi:ÇMENDURI E PAPARË DER SOT!
8 hours ago
Dr. Ilir Allkja/ GABIMET MË TË ZAKONSHME QË MUND TË NDIKOJNË NË KOLESTEROLIN TUAJ
9 hours ago
Lutfi Dervishi/ Protesta mes emocioneve dhe fakteve
15 hours ago
Nga Marash Logu (Jurist i PD pranë KQZ):FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI
1 day ago
Nikoleta Kovaçi/ Liderat e vendeve të pasura, mirësevini në Shqipni…turistë të ftuem me të gjitha të pagueme
1 day ago

Votat e diasporës/ Reagon Belind Këlliçi:ÇMENDURI E PAPARË DER SOT!

Dr. Ilir Allkja/ GABIMET MË TË ZAKONSHME QË MUND TË NDIKOJNË NË KOLESTEROLIN TUAJ

Lutfi Dervishi/ Protesta mes emocioneve dhe fakteve

Nga Marash Logu (Jurist i PD pranë KQZ):FAKTET LIDHUR ME VOTËN E DIASPORËS NË GREQI

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?