Reagimi i plotë i deputetit të qarkut Dibër, Xhelal Ziu:
Zjarre masive në zonën e mbrojtur të Ulzës në Shkopet, rrezikohen banesa, kërkohet ndërhyrje nga ajri.
Asnjë reagim deri tani nga shteti.
Flakët kanë përfshirë pyjet me dushqe të fshatit Madhesh, ndërsa flakë ka edhe në fshatin Kokërdhok.
Për shkak të erës së fortë dhe temperaturave shumë të larta që shkojnë në 40.5 gradë celsius, zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe duke e bërë të pamundur fikjen nga toka.
Në zonën e përfshirë nga flakët ndodhen disa banesa drejt së cilave është afruar zjarri.
Po ashtu në zonë ndodhen edhe disa stane me bagëti që rrezikojnë të digjen.
Duke u nisur nga kushtet e vështira kërkohet ndihmë emergjente nga ajri, duke shfrytëzuar edhe liqenin e Shkopetit i cili ndodhet vetëm 300 metra larg vatrës së zjarrit.
Dhe në Lurë ka 8 ditë asnjë ndërhyrje, me qindra hektar pyje janë djegur.