NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    11 months ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    10 months ago
    PD: Dhuna ndaj avokatit të Liderit të PD, akt kriminal i urdhëruar nga Edi Rama
    12 months ago
    Të Fundit
    Berisha në konferencë shtypi: Kriteret e zgjedhjeve janë shkelur në mënyrën më të pamëshirëshme! PD do bëjë vlerësimin e saj kur të numërohet edhe vota e fundit
    1 week ago
    Kandidatja e PS-së, Zegjine Caushi nën hetim të Prokurorisë për kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
    2 weeks ago
    Thirrja e Ilir Metës:Në panik nga humbja e pashmangshme dhe nga ndëshkimi i pashmangshëm, Kreu i Organizatës u bën thirrje të gjithë atyre që janë kundër mashtrimeve dhe grabitjeve të tij të mos shkojnë të votojnë.
    2 weeks ago
    Dimal/ Berisha me fermerët: Subvencionet për ju do të rriten nga 32 milionë euro në 230 milionë euro!
    2 weeks ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Pyjet në rrezik/ Reagon Hasan Cani, Inxhinier Pyjesh: Politika të gabuara dhe shkatërruese !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !
Të tjera
DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.
Të tjera
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?
Të tjera
Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.
Të tjera
Lutfi Dervishi/ Nga aritmetika në politikë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Pyjet në rrezik/ Reagon Hasan Cani, Inxhinier Pyjesh: Politika të gabuara dhe shkatërruese !

Neutrale
Last updated: 2024/07/16 at 10:47 AM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

Krahas prerjeve të pa ligjshme të pyjeve, ndryshimit pa kriter i formës përdorimit të territorit nga pyll në sipërfaqe për tu betonuar që është gjithë vjetore dhe nuk ka të ndaluar, ka ditë që Shqipëria nga jugu në veri, nga lindja në perëndim është përfshire nga zjarret, e gjithë pasuria natyrore pyjore dhe kullosore është lanë në mëshirë të fatit dhe po shkrumbohet. Miliona lekë pasuri natyrore po zhduket.
Pyjet janë konsideruar nga herë pronë e të gjithëve, por e askujt si “Magazinë pa çelës”, dhe operacioni ‘KÇK’ duket se është në vendin e duhur.
Arësyeja kryesore e prerjeve të paligjshme, ndryshimit pa kriter i formës përdorimit të sipërfaqes me pyje dhe djegia e pyjeve dhe kullotave nuk janë faktorët natyror, por janë faktori njerëzor i korruptuar që drejton, që nuk zbaton ligjin, nuk krijon struktura me specialiste të aftë profesionalisht, nuk planifikon dhe përdor fondet drejt, ky faktor është QEVERIA.
Qeveria merret me “LIKE” nëpër plazhe dhe avion, ndërsa për zjarret që po shkrumbojnë miliona leke pasuri nuk donë me ja ditë fare.
Mungesa e fondeve të domosdoshme dhe nevojshme, mungesë logjistike dhe mungese stafesh të kualifikuar. Duket qartë mungesa e një plani masash të detajuara monitoruese, sinjalizuese parandaluese ndaj zjarreve. Logjistika për shuarjen e zjarreve mungon totalisht, dhe disa automjetet zjarrfikëse (pjesa më e madhe e tyre e amortizuara) që për mungesë infrastrukture nuk mund të futen kudo, por dhe atje ku mund të futen në të shumtën e rasteve janë pa ujë, me goma të çara, pa tuba hidranti të mjaftueshme apo u mungon dhe karburanti. Kjo duket qartë tek grupet e punës zjarrfikësish që mundohen të fikin zjarrin me dega duke e “rrahur”, por duke rrezikuar dhe jetën e tyre nga zjarri, janë pa asnjë mase mbrojtëse vetjake (veshje kundra zjarrit).
Dihet se terreni ku shtrihen pyjet e vendit tonë është i vështirë ( ku në pjerrësinë 11-40% shtrihen 35% e sipërfaqes me pyje dhe në pjerrësinë 41-70% shtrihet 50% e sipërfaqes me pyje) masat ndërgjegjësuese, sinjalizuese, parandaluese dhe eliminuese duhet të jene të mirë planifikuara dhe në gatishmëri të plotë dhe gjithë vjetore.
Deri më tani nga të dhënat e specialisteve te Bashkive rezulton se janë djegur mbi 15000 ha me pyje dhe zjarri po vazhdon pa ndërprerje në masivet pyjor të vendit. Ministria përgjegjëse për pyjet dhe kullotat hesht si fija e barit, as nuk e shqetëson kjo situatë fare, dy strukturat në vartësi të saj AKP dhe AKZM, njëra (AKM) me drejtues specialist pyjesh por pa asnjë kompetence me një strukturë ku 80% përbëhet nga punonjës jashtë profilit, që vetëm me pyjet dhe kullotat nuk kanë lidhje, tjetra (AKZM) me drejtues dhe staf jashtë profilit (arkitekt dhe urbanist), stafet e tyre duhet të ishin në krye të punës për shuarjen e zjarreve dhe jo në zyra apo kafeneve.
Nuk mund të priten masa konkrete se Qeveria nuk i konsideron pyjet dhe kullotat si pasuri kombëtare, fondet planifikohe për tu vjedhur me tendera për studime dhe punime të pa kryera dhe pa asnjë efektivitet, në vend që të shkojnë për infrastrukturë mbrojtëse ndaj zjarrit dhe dëmtuesve në pyje kullota. Nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (se togfjalëshin pyje e ka hequr) janë tenderua mbi 6 milion euro, për studime, ndërtime urbane dhe shtigje.
Duke parë këtë situatë katastrofike në pyjet e vendi çdo vit nuk ka se si të mos e pyesim Ministren Kumbaro.
1. Si ka mundësi që Ministria TM (Ndërtimit ZM) tenderon miliona lekë për hartim terma reference për studime të biodiversitetit kur ato duhet dhe mund ti bëjë vetë stafi teknik?
2. Si ka mundësi dhe si justifikohen që studimet për biodiversitetin bëhen nga studio urbanistike?
3. Si ka mundësi që financohen ndërtime Urbane në Zonat e Mbrojtura me miliona euro nga BSH?
4. Si ka mundësi që shtigjet që ndërtohen nëpër Zona të ndryshme të Mbrojtura kanë të njëjtën vlerë, si kur me qene simetrike?
Të gjitha këto fonde shpërdorohen duke mos u planifikuar sipas rëndësisë, domosdoshmërisë, urgjencës dhe nuk shkojnë në destinacionin e duhur. Prandaj kemi këtë situatë sot në administrimin e fondit pyjor kullosor pasuri kombëtare.
Në qoftëse është puna për të gllabëruar një copë pyll për ndërtim turren të gjithë, kur vjen puna për ta mbrojtur fshihen të gjithë.
Kostot e kësaj marrëzie janë marramendëse.
Sot në këtë situatë që ndodhemi
1. Asnjë specialist pyjesh nuk merr dot më vendime për pyjet/kullotat. Vendimet i marrin të tjerët, dmth jo-specialist.
2. Jemi vendi që kemi djegur me sukses të plotë mbi 450 mijë ha me pyje dhe kullota dhe vazhdojmë akoma.
3. Jemi një ndër vendet evropian më i pasur me pyje të shkatërruara (prera) dhe djegura.
4. Jemi vendi unik në planet që nuk përdorim si njësi pyllëzimi ha (10.000 m2), por përdorim numrin e fidanëve. Kur thoni se kemi mbjelle 300 mijë fidanë në 50 Bashki, mos u emociononi e ekzaltoni se keni mbjellë 120 apo 150 ha. Nevojat sot janë mbi 250 mijë ha për tu mbjellë. Dhe sa kohë duhen të mbillen 249850 ha?
5. Jemi vendi që pyllëzojmë më pak se çdo shtet tjetër në botë edhe vendet në luftë pyllëzojnë më shumë. (Ukraina ka mbjellë 23,306.4 ha me pyje ose 58.3 milion fidanë pyjor për një vit).
6. Për shkak të degradimit të pyjeve, Shqipëria ka një normë erozioni që vlerësohet rreth 12.5 herë më të lartë se mesatarja e vendeve te BE-së.
7. Kemi humbur mbi 35% të biomasës pyjore, vlera (kostoja) e këtij veprimi i tejkalon 2.5 miliard euro (ose mbi 15-16% PBB). Vlerë e madhe edhe për Shtetet BE apo SHBA, e jo për neve.

Kryeministri thotë se vende pune ka, por nuk ka specialist. Pse “qahemi” se po ikin të rinjtë, specialistët?
Ikin se të paaftët dhe të tjerët ju kanë zënë vendin e punës, ku për këtë vend pune kanë bërë 17 vjet shkollë, në mos më shumë.
Ikin se shikojnë dhe dëgjojnë vetëm tallje, përbuzje dhe fyerje dhe asgjë tjetër.
Ikin se shikojnë dhe dëgjojnë tallje me ligjin, krijohen 5D, PPP, KCK, investitor strategjik nga hiçi për të vjedhur 100% fondet buxhetore.
Ikin se shikojnë dhe dëgjojnë tallje me profesionistët, ekspertët.
Ikin se shikojnë dhe dëgjojnë tallje me burimet natyrore të vendit dhe shpërdorim masiv i tyre pa kriter me PPP e KÇK.
Tallje me taksat tona (shpenzohen kot).

Dëmi ekonomik që shkaktohet nga djegia e një ha pyll.

Nëse llogarisim vlerën e dëmit ekonomik për 1 ha pyllë do të jetë:
– vlera e lëndës drusore që digjet, të cilën po e marrim të si mesatare me 25 euro/m3*60 m3/ha (kjo vlere mesatare se sipas formës qeverisjes së grumbullit pyjor, shkon nga 16 – 134 m3/ha) = 1500 euro/ha.
– vlera e ripyllëzimit për 1/ha pyll shkon 7500 euro/ha,
– vlera e shërbimit në ekositem është 10 euro/ha/vit kapja e CO2 nga atmosfera, kostoja e degradimit të tokës barabartë me 200 euro/vit/ha, ky dam për 1 ha shkon 9210 euro/ha

Kjo shumëzuar me 15 mijë ha që janë djegur deri më tani, dami është 15 000 *9210 = 138 150 000 Euro.

Nejse, profesionistët le të lehin, karvani i shkatërrimit në pyje/kullota, biodiversitet ecën përpara!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
1 year ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !
11 minutes ago
DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.
4 hours ago
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?
7 hours ago
Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.
7 hours ago
Lutfi Dervishi/ Nga aritmetika në politikë
13 hours ago

Rama sms kandidatëve socialistë që kërkojnë ankimime/ Heshtni ! Po dëmtoni procesin !

DEKLARATE SHTYPI e Jamarbër Malltezi: Asgjë e re nga drejtësia e nënshtruar politikisht e Edi Raëes.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius duke drejtuar tankun: Gjermania do të bëjë ushtrinë konvencionale më të fuqishme të Evropës, po si qëndron puna me ushtritë e tjera evropiane?

Ola Xama/ Nga viti 2013 deri në prill 2024 numri i të punësuarve në sektorin publik ka shkuar në 184 mijë. Rritja është me 20 mijë më shumë ose 12.2%.

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?