Pasi mori leje përkohësisht nga burgu për t’u betuar si eurodeputet në PE, Fredi Beleri udhëtoi drejtë Athinës.
Ndërsa mediat kanë zbardhur axhendën e Belerit, ku pas mbërritjes në Athinë, do të ketë një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në Pallatin Maximos, në orën 13:00.
Kujtojmë se Beleri, eurodeputet i Demokracisë së Re u largua nga burgjet shqiptare mëngjesin e sotëm për të udhëtuar në Athinë dhe më pas në Strasburg, ku më 16 korrik do të bëjë betimin si eurodeputet.
“Jam shumë i emocionuar dhe i lumtur. Faleminderit për mbështetjen. Të tjerat do ta diskutojmë në Athinë” , tha ai gjatë daljes para gazetarëve.
Drejtoria e Burgjeve miratoi ditën e djeshme (14 korrik) kërkesën 5-ditore për Belerin, e cila nis sot (15 korrik), dhe do t’i përfundojë më 20 korrik, kur do të duhet të vijojë dënimin në burgun e Fierit.
(foto nga një takim i mëparshëm)
Nuk ka më të vazhdojë akoma një rikthim i kohës diktaturës mbajtja të burgosur politik në Shqipëri si zoti Berisha që mundë të përafrohet si një atentat ndaj liderit të opozitës por jo me plum por me burgosje por edhe zoti Bejleri turp bëjnë mirë të japin dorëheqjen fundja sovrani foli haptas pavarsisht se nuk janë deputet