SPAK ka lëshuar 6 urdhër-arreste në lidhje me megaskandalin e Inceneratorit të Tiranës.
Mësohet se urdhërarreste janë lëshuar për Denisa Tollkucin, Dashamir Ymeraj dhe E.H. Urdhër-arreste janë lëshuar edhe për tre shtetas të huaj.
Mësohet se asnjë prej tyre nuk është arrestuar deri më tani.
Kujtojmë se në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, SPAK lëshoi 15 urdhër-arrestet e para për inceneratorin e Tiranës, ku mes tyre ishin Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, të cilët vijojnë të jenë ende në kërkim, teksa emri i rëndësishëm që u arrestua në atë kohë ishte drejtori i Punëve Publike Taulant Tusha.