Përse SPAK u zbraps nga urdhërarrestet për Erion Veliajn, doshta dhe të vëllain Arbër si dhe dy njerëzve të medias kombëtare dhe lokale?!
Çfarë ndodhi që 20-a u bë gjashtë?!
Apo meqë do japin leje Belerit, kjo është leje partie dhe jo leje vakie. Megjithë burgosjen e tij politike. Pra urdhëron Rama dhe vepron Prokuroria me Gjykatën.
Ndaj mbahet Berisha në arrest për dosje që nuk është dosje, pa akuzë prej katër vitesh! ProkuRama dhe GjyRama vendosin pastaj vartësit noterizojnë.
Pasi kishin lajmëruar para një muaji tani nxorën shkresat. Madje pas një muaj kanë mundësi të bëjnë kontrolle shtëpish krejt rehat. Mund të marrin dhe bojaxhinjtë me vete se i kanë bërë gati banesat. Ata janë larguar të sigurtë, e për drejtësinë mjafton shpallja në kërkim. Mishi të piqet e helli të mos digjet. Nëse përfundojnë në qeli të akuzuarit ata do të flasin dhe kjo bën dëm udhëheqjes. Ndaj konsensualisht shkatërrohet hetimi dhe ruhet selia e kryevjedhjes Bashkia…
Basir Çollaku/ Vapë në SPAK, digjen në incenerator 14 urdhërarreste

Leave a comment Leave a comment