Më 4 gusht do të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Himarës, si rezultat i arrestimit të kryetarit të zgjedhur, Fredi Beleri, përfaqësues i opozitës gjithashtu.
Teksa PS ka zyrtarizuar si kandidat, Dropullitin Vangjel Tavo, opozita duket se ka vendosur që Petro Gjikuria të jetë kandidati i opozitës për kreun e kësaj bashkie.
Ky lajm po qarkullon në mediat pranë opoziës.
Po kush është Gjikuria ?
Petro Gjikuria është një biznesmen shqiptaro-amerikan dhe jeton në Washington, teksa është me origjinë nga fshati Gjilekë (Drimadhë) i Himarës.
Deri më tani ishte folur emri i Petro Belerit, djali i Fredi Belerit, por edhe emri i Afroviti Dhimojani si kandidat të opozitës për kryebashkiak të Himarës, por duket se Gjikuria ka patur më shumë dakordësi ndër faktorët e opozitës.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar për këtë kandidaturë.