Shumica e miqve të mij mendojnë përqëndrohen kryesisht tek ushqimi, si mënyra e vetme për të patur shëndet të mirë.
Realisht është një pikënisje e vlefshme, por ka shumë përbërës të tjerë të stilit të jetesës për t’u parë!
Le ti shohim me radhë …
???? A kaloni kohë me miqtë tuaj?
Studimet tregojnë se të kesh një komunitet njëzish të dashur sjell përfitime për shëndetin pasi forcon ndjenjat pozitive,
të ndihmon të luftosh stresin, vetminë dhe ndjenjën e izolimit.
???? A flini gjumë të qetë dhe të mjaftueshëm?
Nuk mjafton të flini 7 deri në 8 orë, por edhe se sa mirë flini.
Kjo do të thotë që ekuilibri mes gjumit të thellë në dhe gjumit të lehtë të jetë i barabartë . Kufizoni ekspozimin tuaj në “dritën blu” (ekranet e ndryshme në dhomën e gjumit) në mbrëmje dhe mënjanoni kafeinën ( merrni ushqime e pije pa kafeinë pas mesditës).
???? Aplikoni frymëmarrje të thella!
Frymëmarrja e thellë aktivizon nervin vagus (që rregullon sistemin tuaj nervor parasimpatik) kështu që ju të mund të qetësoheni.
???? Hani me kujdes dhe përtypni ngadalë ushqimin tuaj!
Gëlltitja e ushqimit tuaj pa e përtypur atë tërësisht mund të shkaktojë fryrje, diarre ose urth. Dhe ngrënia shumë e shpejtë mund të çojë në çlirimin e hormoneve të stresit.
???? Merreni më qetë me stresin!
Nuk ka të bëjë vetëm me “heqjen e halleve” nga shpina. Mund të jetë koha për një ndryshim pune apo edhe të ndaheni nga ‘refreni’ që ju streson çdo javë.
Është një detox emocional !!
???? NDALONI së qeni skllavi i vetvetes !!!
Kjo vlen për orët e punës pa fund, dietat rraskapitëse, stërvitjet e mbrapshta, kardio pa ndërprerje etj.
???? Kontrolloni make-up si dhe kremrat për lëkurën!
Shumë produkte bukurie (madje edhe ato të nivelit të lartë) janë të pasura me përbërës toksikë si formaldehidi, BPA dhe ksenobiotikët e tjerë.
???? Përdorni shishe qelqi për ujë në shtëpi, në punë , në udhëtim, palestër etj!
Shishet plastike të ujit përmbajnë BPA – një shkatërrimtar i hormoneve të trupit njerëzor, që gjendet në shumicën e kontejnerëve plastikë standardë. E mira është që të përdorni enë qelqi apo porcelani edhe për ruajtjen e ushqimeve.
???? Këshillohuni me një mjek praktikues të mjekësisë funksionale për problemet tuaja në lidhje me mënyrën e jetesës !
Një mjek i mirë, është një mënyrë e shkëlqyeshme për të strategjizuar shëndetin tuaj mendor, emocional dhe fizik.
Çdo veprim i vogël mund të ketë një ndikim të madh!
Kujdesu për veten !