Mbas ngjarjes së rëndë ku dhjetëra banorë të Bulqizës janë helmuar dhe i janë nënshtruar trajtimit mjekësor ka reaguar deputeti i qarkut Dibër Xhelal Mziu.
Më poshtë reagimi i plotë i tij:
❌️ Helmimi masiv në Bulqizë/ “Bashkohen ujërat e zeza me ujin e pijshëm”
❌️ Një situatë e rëndë është denoncuar, për helmimin masiv të mbi 20 personave në Bashkinë Bulqizë.
❌️ Firma EGLAND shpk, me administrator Rasim Daci dhe djalin e tij Egland Daci, janë vënë në qendër të akuzave të banorëve të Bulqizës për korrupsion dhe vjedhje të fondeve publike.
❌️ Sipas raportimeve për JOQ, firma EGLAND shpk ka përvetësuar fonde shtesë prej 2.8 milionë euro pa TVSH dhe një shtesë fondi prej 800 mijë euro, për të cilat SPAK nuk ka qenë në dijeni.
❌️ Bëhet fjalë për tenderin ndërtimi i rrjetit të kanazlimeve të ujërave të zeza në lagjen e vjetër të qytetit të Bulqizës për të cilin u burgos ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla.
❌️ Tenderi me vlerë 2.8 milionë euro është mbyllur më 30 prill 2021.
❌️ I njëjti burim deklaron se me fondet e përvetësuara, firma EGLAND shpk ka ndërtuar një resort në Zogjaj Shupenzë. Ndërkohë, punimet për projektin e ujit të pijshëm në Bashkinë Bulqizë dhe në Gjuricë të Dibrës janë cilësuar si skandaloze, duke shkaktuar helmimin e banorëve për shkak të bashkimit të ujërave të zeza me ujërat e pijshëm.
⛔️ “Do e vlerësoja shumë nëse do e publikonit, sepse nuk është normale në vitin 2024 që të vdesin nga helmimi nga uji i pijshëm banorët e Bulqizës dhe të Gjuriçës, kur vidhen taksat e shqiptarëve dhe pasurohen këto lloj njerëzish mbi kurizin tonë,”-shkruan një qytetar.
❌️ Banorët e prekur janë të shqetësuar dhe të indinjuar nga kjo situatë, duke kërkuar veprime të menjëhershme për të ndaluar ndotjen e ujit dhe për të siguruar dënimin e përgjegjësve. Autoritetet vendore ende nuk kanë dhënë një përgjigje zyrtare për këtë çështje, ndërsa presioni publik për hetim të plotë dhe dënim të ashpër vazhdon të rritet.
❌️ Ngjarja në Bashkinë Bulqizë ngre pikëpyetje të mëdha për mënyrën se si menaxhohen fondet publike dhe tregon nevojën urgjente për transparencë dhe llogaridhënie në projekte të tilla jetësore.
❌️ Sipas raportimeve, çështja vazhdon ende të jetë në SPAK.
#bulqize #shqiperia #Ujëndotur #xhm #rilindjagënjeshtare #ndotja