Nga Kim Mehmeti
“Ne shqiptarët e Maqedonisë do paguajmë çmim të lartë ngaqë lejuam që një pjesë të rinisë sonë ta marrin në duar disa hoxhallarë budallenjë dhe analfabetë, të cilët edhe fenë e predikojnë ashtu siç u thotë xhepi dhe që, besimtarëve u treguan se kush me këndë mund të martohet, por pa ua thënë të vërtetën se më parë pula mund të bëhet gjel se sa që mund të bëhet mysliman i mirë shqiptari i paarsimuar, i paedukatë dhe që nuk lexon!
Dhe kjo nuk do ndodhte kurrë sikur të mos lejonim që të rrënohej sistemi arsimorë, sikur ta pengonim shndërrimin e shkollave tona në degë të partive në pushtet dhe sikur t’i demaskonim qindra ‘doktorët e shkencave’ që nuk e kanë lexuar deri në fund as abetaren, e lë më Konicën e Fishtën, por të cilët u bënë mësimdhënës të fëmijëve tanë.” (Kim Mehmeti)