Kryeministri Edi Rama inauguroi ditën e sotme tunelin e Llogarasë, që lidh Dukatin me Palasën për 5 minuta.
Kreu i qeverisë u prit me këngë labe, ndërsa disa qytetarë i uruan edhe ditëlindjen kreut të qeverisë, i cili festoi një ditë më parë 60-vjetorin.
Më pas kryeministri u ngjit në autobus dhe përshkoi tunelin 6 km të gjatë i shoqëruar nga qytetarë të shumtë. Vepra më e rëndësishme infrastrukturore në jug të vendit është funksionale për automjetet prej ditës së sotme, 5 korrik.
Kryeministri e ka cilësuar tunelin e Llogarasë si një motor të ri në funksion të industrisë së turizmit.
Ja postimi i kreut të qeverisë në rrjetet sociale:
????Llogara, Vlorë – Hapja e tunelit më të gjatë në Shqipëri, një ëndërr e kahershme qyshse nuk mbahet mend dhe premtim bajat i tërë fushatave elektorale të partive, sot bëhet realiteti i jetës së përditshme të një prej zonave më spektakolare të atdheut tonë, si edhe një motor i ri me shumë kuaj fuqi për industrinë e re të turizmit dhe ekonominë kombëtare, të cilës në fund të vitit do t’i shtohet motori i fuqishëm i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës⚓️????✈️☀️????????️⛰️????️
#KrenarpërShqipërinë❤️????
#VetëmPërpara➡️????????
#SHQIPËRIA2030????????