Debate të ashpra në sallën e Kuvendit. Shkak është bërë kërkesa për interpelancë me Ramën, që u rrëzua nga shumica, e kërkuar nga opozita sa i takon këshilltarit gjeneral Florian Coldea, që rezulton të jetë zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente rumune.
Pjesë nga diskutimi
Deputeti Flamur Noka: (Nikollës) Zonja që jeni zhytur e s’keni ç’bëni, kjo nuk është faji ynë, por përgjegjësia jua.
Kush ju ka faj që u fut në zyrat e shtetit kreu Sinaloas? Dhe i dha kaziono? Mos është çështje private që korruptoi McGonigal kundër opozitës?
Në këtë moment Nikolla i ndërpret fjalën duke i fikur mikrofonin.