—————
Ne malesite e vendit,ka patur qe ne krye te motit,nje shprehje dhe nje sjellje,”kur bie Hasmi i madh,gjaqet e vogla mbyllen”.
Keshtu jane mbrojtur malsoret shqiptare kur i huaji u mesynte vendin,duke bashkuar pushket kunder Hasmit,jo kunder vetit.
Vetem disa muaj para zgjedhjeve politike ,ose ndryshe te perballjes me Hasmin e Madh (maxhorancen e Edi Rames) te krejt popullit opozitar demokrat..,duket se mbetet e veshtire per tu realizuar kjo thenie e vjeter e malesoreve tane.
Duket se ka nje vullnet irracional per te mbajtur mes vetit tonet dhe sjelljen e luftes civile brenda PD. Lufte qe ne keto tre vite pervecse percau e ndau vellezrit politike..,shkaktoi nje humbje apokaliptike ne zgjedhjet r 14 majit.
Sot Opozita dhe PD ka pushtet ne vetem 6 Bashki ne krejt territorin.
Cfare duhet akoma per te kuptuar se te ndare biem te gjithe,e pervec bashkimit nuk ka rruge tjeter per te fituar !?
Cfare duhet akoma per te kuptuar se te ndare jemi prehe te lehta te nje perbindshi politik si Edi Rama ?
Cfare duhet akoma per te kuptuar se mohimi i realiteteve te ndryshme apo te kunderta eshte vetvrases ?
Cfare duhet per te kuptuar se 40 mije anteret (e rithemelimit) qe votuan Berishen per kryetar te PD jane nje realitet. E po ashtu cfare ka te veshtire per te kuptuar se dhe 20 mije antaret (e PD zyrtare) qe nje vit me pas votuan Bashen per kryetar te PD,jane nje tjeter realitet.
Cfare ka akoma per te kuptuar se pa te dy realitetet bashke,ose dhe me keq ne kundervenie me njeri tjetrin,rrezikojme nje 14 maj te dyte ?
Cfare ka per te kuptuar se sot ka nje verdikt gjykate qe ne te gjithe premtuam se do ta njohim ?
Cfare ka akoma per te pranuar ate qe secila pale nen ze e mermerit,te ndare humbim te gjithe ?
Cfare ka akoma per te kuptuar se cdokush duhet te beje nje sakrifice,nese nuk duam qe pas nje viti sakrifica e kujtdo te mos vleje me nje grosh ??
Cfare ka akoma per te kuptuar se jemi te detyruar e te denuar te bashkegzistojme,nese duam qe pas nje viti gjithkujt ti kete mbetur pak nder ne historine politike te te djathtes ne kete vend ?
Une nuk mund te flas si mbi palet,une kam qene pale ne kete konflikt..,por une luften e egos me veten e kam fituar.
Nese sakrifica ime do te ishte shpallja reciproke nga cdo pale nje here hero e nje here tradhetar..,le te jete keshtu.
Nese per te mos qene fajtor ne nje apokalips te ri pas nje viti,duhet sakrifikuar mandati yne si deputete apo drejtues..,le te jete keshtu.
Rendesi ka qe kete sakrifice ta kuptojne e ta realizoje cdo kush drejtoi PD dje apo sot.
Jo per shkakun tone historia e nje partie te madhe si PD,duhet te mbyllet padenjesisht.
Historia kete nuk do tia fale askujt.